web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-

2023-02-03 12:35:00, Politikë CNA

Foto-

7 ditë para 11 shkurtit është publikuar edhe slogani i protestës kombëtare te thirrur nga Berisha lidhur me skandalin “McGonigal”.

Teksa hapet me mbishkrimin “…Dorëheqja është detyrim”, slogani fton shqiptarët të bashkohen sëbashku t’i dalin për zot Shqipërisë, pluralizmit, votës së lirë dhe demokracisë në vend.

“Në dritën e fakteve të forta: Duke parë se Edi Rama është gati të rekrutojë agjentë të lartë të partnerit strategjik, SHBA, për të zhdukur opozitën e vendit, pluralizmin, Duke qenë se ai përben një turp dhe rrezik për stabilitetin e vendit. Duke qenë se ai po e shpopullon Shqipërinë. Duke qenë se ai rri në pushtet me zgjedhje të vjedhura, me para të krimit dhe patronazhistë; duke qenë se ai sipas KLSH ka vjedhur në 9 muaj 1.1 mld euro të shqiptarëve. Ju ftojmë të bashkoheni më 11 shkurt ora 12:00, t’i dalim zot Shqipërisë, pluralizimit, votës së lirë dhe demokracisë së vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në këtë slogan./CNA.al

Foto-





Lajmet e fundit nga