web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blushi i Metës i “vërsulet” sërish Dumanit/ Flet me gjuhë mafioze

2024-10-24 14:24:00, Politikë CNA

Blushi i Metës i “vërsulet” sërish Dumanit/ Flet me

Tedi Blushi sekretari i Partisë së Ilir Metës ka folur sërish më një gjuhë mafioze ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.

Ai ka folur në deklaratë për mediat për sulmet e Metës ndaj Dumanit në sallën e gjyqit, ku i është drejtuar me një gjuhë kërcënuese.

“Meta çmontoi nga brinjët Dum Dumanin, këtë qenë dhe vrasës me pagesë duke e detyruar të braktisë sallën”, tha Blushi.

Një ditë më parë GJKKO i konfirmoi masën arrest me burg kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Ky i fundit u arrestua nmë 21 tetor, pranë Casa Italias, te mbikalimi i Kamzës. Meta akuzohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

Po ashtu për deputeten Monika Kryemadhi u konfirmua masa detyrim me paraqitje./ CNA





Lajmet e fundit nga