LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Big Brother”-i me kamerat nëpër qytete/ Manjani, “i kërkon llogari” policisë

2023-01-30 18:21:00, Politikë CNA
“Big Brother”-i me kamerat nëpër qytete/ Manjani, “i
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar operacionet e policisë për të gjetur dhe sekuestruar kamerat, që sipas tyre janë të krimit.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Manjani thotë se Policia e shtetit duhet të sqarojë se përse thotë që kamerat janë të krimit dhe si arriti në atë konkluzion.

Ai gjithashtu kërkon të dijë se përse nuk ka kriminelë të arrestuar kur kamerat janë të tyret.

“Në pushim i ndeshjes Rama-Effff Bi Aj, Policia e Shtetit duhet të na sqarojë pak për këto kamerat që heq çdo ditë.

1. Kush tha që ato kamera i ka vendosur krimi?! Si arritën në këtë konkluzion?

2. Nëse janë të sigurtë se janë të krimit, pse nuk ka kriminelë të arrestuar?! Ç'a po thonë se krimi është i lirë?!

Kaq.

2 pyetje si për pushim ndeshje. Se nuk po na e tërheqin fare vemendjen nga ndeshja e Ramës me Efff Bi Ajn...”, shkruan ish-ministri./ B.A. – CNA.al

10:47 POLITICS

Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pransishëm në nënshkrimin ...

Lajmet e fundit nga