McGonigal/ Kelliçi scandal: Veliaj involved, had multiple contacts with him
The PD candidate for the Tirana municipality, Belind K...

“Në 14 Maj fitorja është e padiskutuar” ishte mesazhi që kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ndau me banorët e njësisë nr.3 në Tiranë.
Në takim, Këlliçi i ftoi qytetarët ta bëjnë vetë krahasimin mes asaj që ndodh përreth tyre dhe propagandës së Veliajt.
"Më 14 Maj është e padiskutuar fitorja. Kështu si jeni ju, jua them me bindje absolute që kështu si jeni ju, në çdo rrugicë ku shkojmë, në çdo lagje, qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës. Mos shihni sondazhet që nxjerrin Erjon Veliajn fitues në Tiranë, apo Edi Ramën fitues. Mjafton t’ju pyes unë ju këtu, në sondazhet që ju bëni çdo ditë me njerëzit që takoni, në familjet tuaja, të afërmit, miqtë, te supermarketi, te lokali i lagjes, në rrugë, kudo. A ju del njeri t’ju thotë që Erjon Veliajn e meriton ta votojnë prapë? Kaq më thoni!"
Kandidati demokrat tha se propagandës së Erjon Veliajt i ka dalë boja, madje është shndërruar në një fenomen qesharak për banorët e Tiranës.
"Na thanë te njësia nr.3, se i mbjell pemët te Parku Liqenit sot dhe të nesërmen i kap i shkul, i çon në Kashar dhe bën aktivitet atje. Vetëm Erjon Veliaj mund ta bëjë këtë. Betejën e kemi me modelin, me një të keqe më të madhe se sa Edi Rama që quhet Erjon Veliaj!
Sado të përpiqen që të fshehin të vërtetën përmes propagandës tha Këlliçi, banorët e Tiranës e jetojnë përditë realitetin e kullave, të betonit, të trafikut dhe të smogut. Në foto besoj e shihni ju përherë që ka pamje të Erjonit, ose me përparëse duke dhënë ndonjë pjatë supë, ose me garuzhde, ose me ndonjë lopatë duke mbjellë pemë dhe kurrë nuk ju tregon ndonjë foto të kullave, të betonit, të trafikut dhe smogut!"
Qytetarët në bashkëbisedimin me kandidatin e opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi shprehën shqetësimet, problemet dhe pritshmëritë e tyre, në lidhje e administratën e ardhshme të Bashkisë.
"Unë banoj në rrugën Rafael Dishnica. Është pa asnjë lloj infrastrukture. As është e rregulluar, as është e shtruar, absolutisht zero", shprehu shqetësimin një prej tyre.
Ndërsa një banor tjetër i njësisë 3 vuri në dukje problemin e trafikut në kryeqytet. "Trafiku i Tiranës është i tmerrshëm, më i tmerrshëm në shkallë Europe, por edhe një nga vendet me nga më të këqia në botë. Besoj duhet t’i japësh vëmëndje, të kapësh një grup ekspertësh, ta paguash që të rregullohet", tha ai.
"Ka dy vjet që jemi pa rrugë aty te lagjia jonë, mbi 40 familje, sa herë bie shi nuk i çojmë dot fëmijët në shkollë, në çerdhe nuk bëhet fjalë", theksoi një tjetër qytetar.
"Një fjalë po të them, nëse në 14 Maj jemi 2 milion votues në të gjithë Shqipërinë, po fitoi Erjon Veliaj bashkinë e Tiranës të garantoj në 2025 nuk do jemi as 1 milion".
"Asnjë rilindas, nuk mbaj mend asnjë emër të rilindasve dhe firmëtarëve të pavarësisë që të kenë emërtime shkollash. Kjo nuk i takon vetëm Bashkisë së Tiranës, por gjithë Shqipërisë. Tani Bashkim Finon ne e dimë kush ka qenë por ka edhe ca figura të tjera që i vënë emra shkollash dhe mua më duken të pavlera", tha një banor tjetër i njësisë 3.
Turi i dëgjesës së kandidatit të PD për Tiranën, Belind Këlliçi synon dëgjimin e sa më shumë qytetarëve me qëllim përgatitjen e programit që do të përfshijë zgjidhjen e problemeve në çdo lagje./CNA.al
The PD candidate for the Tirana municipality, Belind K...
Journalist Ylli Dylgjeri has stated that Prime Ministe...
The DP candidate for the Tirana municipality, Belind K...
In the media and by some analysts, it is said that Lulzim ...
Demokratët e Gjirokastrës kanë “ndezur motorrët”, për zgje...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i n...
The candidate of the Opposition for mayor of Tirana, Belin...
The Mayor of Tirana, Erion Veliaj, has launched a new colu...
Lawyer Kreshnik Spahiu said in an interview for Euronea Al...
Arian Galdini nis zyrtarisht sfidën për kandidimin për Kry...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ndahet skan...
On January 7, 2016, the law against crime in politics, kno...
The law on decriminalization has failed, according to form...
MP Flamur Noka, who is also the opposition's number tw...
MP Flamur Noka has attacked the speaker of the Assembl...
Today, the Freedom Party has submitted the candidacies for...
Në takimin që zhvilloi me banorët e njësisë nr. 3, kandida...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka parala...
The chairman of the PD, Sali Berisha, is today in Mat,...
Deputetja e grupit të vulës, Jorida Tabaku ka dalë në mbro...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...