LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Zgjedhjet e 14 majit/ PD e Gjirokastrës “ndez motorrët”

2023-01-29 14:18:00, Politikë CNA

Foto-Zgjedhjet e 14 majit/ PD e Gjirokastrës “ndez

Demokratët e Gjirokastrës kanë “ndezur motorrët”, për zgjedhjet e 14 majit.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka publikuar foto nga takimi me strukturat e PD-së, në Qarkun e Gjirokastrës, ku janë diskutuar problemet e mëdha të krijuara nga keq qeverisja lokale e qendrore e Rilindjes.

“Një mobilizim i dukshëm e optimizëm për zgjedhjet e 14 Majit! Këto ditë në Qarkun e Gjirokastrës kisha takime me strukturat e PD-së, kandidatët për kryetarë të Bashkive.

Në Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Libohovë, Këlcyrë, Përmet e Dropull.

Biseduam e diskutuam sëbashku për problemet e mëdha të krijuara nga keq qeverisja lokale e qendrore e Rilindjes.

Për fushatën tonë elektorale.

Për vetitë e cilësitë e larta të kandidatëve tanë e për atë çfarë mund të përmirësojmë për qytetarët mbas 14 Majit”, shkruan Shehu./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga