“Duçka krenaria e Ramës/ Dërgoi në zyrën e kryeministrit edhe bosët e klanit Sinaloa
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ndahet skan...

Arian Galdini nis zyrtarisht sfidën për kandidimin për Kryetar Bashkie i Tiranës.
Me 28 janar është zhvillua në Tiranë takimi i Partisë Lëvizja e Re (LRE) për hapjen zyrtare të fushatës për mbledhjen e 3500 firmave mbështetëse nga qytetarët e Kryeqytetit për kandidimin e Arian Galdinit për Kryetar Bashkie i Tiranës.
Disa qindra qytetarë dashamirës të LRE dhe të Arian Galdinit shprehën me pjesëbërjen e tyre edhe mbështetjen për këtë sipërmarrje.
Takimi i quajtur: “Sot nis sfida. Arian Galdini për Kryetar Bashkie i Tiranës”, u hap me himnin e flamurit dhe vijoi me fjalët përshëndetëse nga drejtuesit e LRE si edhe nga miq të Arian Galdinit.
Në fjalën e tij Kryetari i LRE Galdini, deklaroi se:
“LRE është e vetmja parti politike në historinë e pluralizmit politik shqiptar që ndonëse është në vijimësi me takime e aktivitete intensive reale politike, me njerëz realë e ide reale politike, vijon të mbetet e ndaluar, penguar, bllokuar, çensuruar, mohuar e shpërfillur nga mediat e Rregjimit 3 Palësh.
Vetëm në muajin e fundit janë krijuar 2 parti të reja politike dhe mediat kanë rendur për ti pasqyruar në edicione lajmesh e ngado e kudo nëpër emisione e debate televizive.
Ndërsa LRE ndonëse ka 2 vjet që ekziston e zhvillon papushim takime reale, me njerëz realë ngado e kudo në Shqipëri e Diasporë, ndonëse LRE është e vetmja parti që mbush ngahera kurdo e kudo salla plot me qindra njerëz, LRE mbetet këmbëngultësisht e vetmja parti e dënuar me harresë e mohim nga
Rregjimi 3 Palësh PS - PD - PL dhe nga të gjitha mediat e këtij Rregjimi 3 Palësh.
E megjithatë LRE ia ka dalë e vijon tia dalë mbanë të ngrejë struktura reale, me njerëz realë e zhvillojë takime reale e të mbushë salla plot, kudo e ngado nëpër Shqipëri vetëm me 1 celular e 1 faqe facebooku.
Kuptojeni miq, kjo quhet historibërje. LRE ka zero media e zero para, por ekziston, qëndron, reziston vetëm me 1 celular e 1 faqe facebooku.
Imagjinojeni pak, sot po deklarohet në mes të Tiranës, kandidati i tretë për Kryetar Bashkie i Kryeqytetit, dhe asnjë media nuk është këtu edhe pse njoftimin ua kemi bërë zyrtarisht e sipas rregullave të gjitha mediave. Imagjinojeni pak, janë 2 kandidatë të 2 partive të mëdha, e sot ka dalë kandidati i tretë, pra jo i dhjeti, jo i njëzeti, por kandidati i tretë, dhe asnjë media nuk është këtu…
A nuk duhej të ishte lajm së paku, fakti që një kandidat i tretë po synon të hyjë në garë për Tiranën???
Kjo është edhe dëshmia më e qartë se LRE është e vetmja parti reale e re dhe e pakontrolluar nga Rregjimi 3 Palësh, ndaj edhe pengohet, bllokohet, sulmohet, shpërfillet e mohoet nga Rregjimi 3 Palësh PS - PD - PL. Por ne si LRE do të vijojmë të veprojmë, rezistojmë, qëndrojmë dhe rritemi vetëm me 1 celular e 1 faqe facebooku. Unë sot nga ky celular e kjo faqe facebooku, deklaroj se sot nis sfida ime personale dhe e jona si LRE për mbledhjen e 3500 firmave mbështetëse nga qytetarët e Tiranës.
Ne prej sot do tu kërkojmë qytetarëve të Tiranës që me firmën e tyre të na japin mundësinë që ne të hyjmë në përballje me Kandidatin tonë për Kryetar Bashkie por edhe me Listën tonë për Këshillin Bashkiak. Unë shpreh gatishmërinë time për të qenë si Kryetar i LRE, edhe kandidati juaj për Kryetar Bashkie i Tiranës por edhe i atyre 3500 qytetarëve që do të na mbështesin me firmat e tyre, nëse do tia dalim. Dua të zbres në fushë për me u përball si kandidati i qytetarëve përballë 2 kandidatëve të Kryetarëve.
Unë nuk do të jem as Kandidati i Nexhmije Hoxhës, e as i Ramiz Alisë, as Kandidati i PPSH, e as i Sigurimit të Shtetit, as Kandidati i fondit të 400 mijë fuksave, e as Kandidati i UDB, as Kandidati i Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste, e as Kandidati i George Soros, as Kandidati i Erdoganit e as i Gylenit, as Kandidati i Sali Berishës, e as i Ilir Metës, as Kandidati i Edi Ramës e as i Erion Veliajt, as kandidati i Shërbimeve Sekrete fqinje e as i Grupeve Kriminale.
Unë do të jem kandidati i 3500 qytetarëve që do të më mbështesin me firmat e tyre, do të kandidati i LRE, jam Arian Galdini dhe jam i djathtë me ide e doktrinë, jam i djathtë me zgjedhje dhe histori personale, jam opozitar me të majtën parimisht dhe vendosmërisht, por jam edhe përballë e në opozitë edhe me të gjithë këta që rendita si kandidati i të cilëve nuk jam. Jam i djathtë dhe Probesimit në Zot, Profamiljes, ProJetës, ProAmerikan e ProPerëndimor, e jam qartësisht e fortësisht mbështetës i Reformës në Drejtësi.
Jam i djathtë e shqiptarist, kombëtarist dhe prindërues. Jam kundër çdo hajduti e plaçkaxhiu e jam për përballjen me drejtësinë të kujtdo që ka bërë keq mbi shqiptarët e kundër shqiptarëve nëpërmjet pushteteve që u kanë dhënë shqiptarët në këto 33 vite, qofshin të majtë a të djathtë, me ngjyrë a pa ngjyrë.”
Më tej Galdini shpalosi edhe pikat kryesore të programit të tij si kandidat për Kryetar Bashkie i Tiranës./CNA.al
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ndahet skan...
On January 7, 2016, the law against crime in politics, kno...
The law on decriminalization has failed, according to form...
MP Flamur Noka, who is also the opposition's number tw...
MP Flamur Noka has attacked the speaker of the Assembl...
Today, the Freedom Party has submitted the candidacies for...
Në takimin që zhvilloi me banorët e njësisë nr. 3, kandida...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka parala...
The chairman of the PD, Sali Berisha, is today in Mat,...
Deputetja e grupit të vulës, Jorida Tabaku ka dalë në mbro...
Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Belin...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndet...
Grupi i Alibeajt ka vijuar misionin e përçarjes të Par...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë...
Ish-deputeti Myslim Murrizi i është drejtuar me një me...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë rolin e fallxhorit dhe...
Kryeministri Edi Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së, Charle...
Është koha që qytetarët të thonë fjalën e tyre për Tiranën...
The head of the PL, Ilir Meta, "has done the hard thin...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...