LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta, si fallxhor/ Bën parashikime për të ardhmen e Ramës

2023-01-27 17:01:00, Politikë CNA
Meta, si fallxhor/ Bën parashikime për të ardhmen e Ramës
Kreu i PL-së, Ilir Meta

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë rolin e fallxhorit dhe ka parashikuar të ardhmen e kryeministrit Edi Rama, pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.

Meta tha se kjo çështje do të zgjidhet me drejtësi popullore. Në një intervistë me gazetaren Rovena Neziri, ai parashikoi një mobilizim të jashtëzakonshëm për të sjellë ndryshimin.

“Mendoj që situata do të shkojë drejt drejtësisë popullore. Sovraniteti i përket popullit. Partia e Lirisë parashikon mobilizim të jashtëzakonshëm për të sjellë ndryshimin. Kur themi ndryshimin sepse koha e tij ka kaluar, sepse Edi Rama e bleu ndryshimin duke blerë zyrtarë të opozitës. Duke blerë vëzhgues ndërkombëtarë. Edi Rama nuk e blen dot popullin e Shqipërisë”, theksoi kreu i PL-së.

Ndërkohë, kujtojmë se CNA.al ka raportuar më parë se PD dhe PL do të organizojnë një protestë pas denoncimeve të bëra për lidhjet e Ramës me McGonigal./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga