web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama është zhdukur prej 48 orësh”/ Gati për të shpërthyer revolta

2023-01-27 12:58:00, Politikë CNA

“Rama është zhdukur prej 48 orësh”/ Gati për

“Tirana po zien, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë”.

Kështu është shprehur kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën e të premtes për shtyp.

Sipas tij bëhet fjalë për një  revoltë e cila, do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de fakto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur.

“Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë”, ka thënë Berisha./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga