web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Vula's" battle for CEC money/Candidates are being told that Gazi stole campaign funds

2023-03-28 18:19:00, Politikë CNA

"Vula's" battle for CEC money/Candidates are being told that Gazi

On the eve of the May 14 battle, the Central Election Commission is expected to distribute 26 billion ALL (old) to the competing entities for the electoral campaign.

This topic was brought up during the discussion in the Laws Committee when the value of the fund mentioned above had to be approved.

What stood out during that meeting was Enkelejd Alibeaj's concern and his insistence to make sure that the CEC would give him the funds.

Although neither the trial of "Vula" had been pronounced, nor had the CEC started any registration of political subjects, Alibeaj had time to think about the funds.

Pra megjithëse Rama duke i zgjatur gjyqin e "Vulës" po e pengonte të gjente kandidatët për Kryebashkiak dhe KQZ nuk kishte nisur ende ta pengonte që të plotësonte listat e kandidatëve, Alibeajn nuk e pengonte asgje dhe ishte i sigurtë që fondet do i merrte ai.

Kishte vetëm hallin mos KQZ lexonte keq Kodin.
Për fobitë e veta lidhur me lekët e mbajti 30 minuta mbledhjen e Komisionit të Ligjeve me fjali boshe dhe tmerrësisht të gjata.

Vendimi që PD dhe LSI morën 4 vite më parë, kishte shqetësuar Lulzimsat, të cilët donin garanci në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, se si do ndaheshin paratë e fushatës.

“Cila është lista e partive që përfitojnë nga ky buxhet, cilat janë partitë dhe çdo parti sa përfiton nga ku buxhet?”, do të pyeste deputetja Dhurata Çupi.

“Janë publike kush ka hyrë në zgjedhje e kush s’ka hyrë, tani mos fshihemi pas gishtit se e dimë të gjithë kush ka hyrë dhe sa vota ka marrë”, lodhej tu shpjegonte deputeti socialist Toni Gogu.

Por, Enkelejd Alibeaj kërkoi që për përllogaritjen e parave për partitë politike të merret për bazë pakti zgjedhor që demokratët dhe socialistet bënë në 2020.

Alibeaj ju referua si pakt asaj që në fakt ështe dispozitë kalimtare në Kodin Zgjedhor. Por meqë çdo mbledhje ku gjendet e sheh si mundësi për ndonjë pazar, nuk donte ta humbte rastin të kapte ndonjë syresh. Aq më shumë kur rasti ishte fiks muhabet lekësh!

“Ajo që na takon neve që bojkotuam i bie të jetë zero. Neni 180 i kodit zgjedhor e ka korrigjuar atë deformim të zgjedhjeve të 2019 dhe për të përcaktuar cila do jete parti përfituese referimi nuk bëhet tek 2019 kur ne bojkotuam, por ne zgjedhjet e 2015-2017”, tha deputeti Enkelejd Alibeaj.

Alibeajn në atë mbledhje e trembi pak Deputetja Felaj.

“Ligji në nenin 88 pika 1 e kodit zgjedhor nuk thotë thjesht zgjedhje pararendëse por thotë zgjedhjet me të afërta pararendëse qe ne gjykimin tim se ka lënë KQZ pa mundësi veprimi sa i përket ndarjes se fondeve”, tha Ermonela Felaj.

Ajo që po ndodh sot, vërteton hallin e Lulzimsave! Halli i "Vulës" ka qenë i lidhur me lekët pas "Vulës".

Kandidatëve të regjistruar në KQZ nga Alibeaj po ju thuhet se ata nuk kanë fonde për të vënë në dispozicion të fushatës.

Ky ështe motivi se pse kandidatët po tërhiqen nga gara.

Ato fonde të shqiptarëve sepse dalin nga Buxheti i Shtetit, janë llogaritur me votat e 61 bashkive dhe i jepen subjektit politik si kontribut shtetëror.
Alibeaj rregjistroi vetem 15. Dhe fonde po thotë NUK KA!

Insistimit të kandidatëve, Alibeaj po u përgjigjet duke ja lënë dyshimin e hajdutërisë së Gaz Bardhit.

"Nuk di gjë çfarë bën Gaz Bardhi me fondet", po "sqaron" Alibeaj kandidatët.
Si konkluzion: fonde për fushatat e PD sipas Alibeajt nuk ka.

Mbetet që KQZ ta bëjë realitet mungesën e atyre fondeve!

Sa kohë kandidatët deri tani kanë mbetur vetëm 12, dhe atyre po u thuhet që fondet nuk janë për fushatë, KQZ nuk ka motiv të disbursojë ca fonde që qenkan destinuar të përvetësohen nga Dordolecët e "Vulës".

 





Lajmet e fundit nga