web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Babalja” gënjen në Komision: Kam qëndruar në një drejtim

2024-04-08 13:08:00, Politikë CNA
“Babalja” gënjen në Komision: Kam qëndruar në
Ervin Salianji

Ervin Salianji, i njohur si “Babalja”, gënjen paturpësisht në Komisionin “Babale”.

Në një debat me Nasip Naçon, për procedurën dhe planin e hetimit të këtij komisioni, e akuzoi këtë të fundit për lëvizjet nga njëra anë në tjetrën duke iu referuar partive.

Kështu “Babalja” del hapur në gënjeshtrën e tij, pasi teksa replikon me Naçon, shprehet se ai nuk ka lëvizur, por ka qëndruar në një drejtim.

“Ju keni kaluar një herë këtej, një herë andej. Unë kam qëndruar në një drejtim”, tha Salianji ndër të tjera.

Në fakt, Salianji jo vetëm ka lëvizur nga njëra anë në tjetrën, por mjafton t’i kujtojmë kur doli me shkop para demokratëve.

Apo për lëvizjen nga Basha te Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga