Tourism in knock out!/ The government plays tourists
Tourism is in severe crisis this year. This is serious...

Paradoksalisht, fundi i kalvarit të hapjes së negociatave po e gjen kryeministrin e Shqipërisë në pozicionet e veta më ekstreme si sovranist dhe me arsenalin më të madh të kritikave për BE dhe vendet e Evropës perendimore. Pak ditë më parë, në diskutimin e hapur për amnistinë fiskale, Edi Rama mbajti një nga fjalimet e tij më të ashpra, ku u vërejtën deri dhe nuanca ksenofobie. Ai i fryu urrejtjes për ata të huaj që na trajtojnë si njerëz me bisht dhe që i konsiderojnë shqiptarët si budallenj. Ai shkoi deri aty sa të kujtonte përpara diplomatëve të pranishëm në takim, se gjendej në krye të vendit, për të siguruar që qeveria e Shqipërisë do të trajtohej me respekt, duke lënë të kuptohet se ka kaluar koha e fillim viteve ?90, kur emigrantët shqiptarë denigroheshin si kafshë në porte e aeroporte.
Ky kurs i ri sovranist ? fjalë të cilën kryeministri nuk harroi ta përmendte- erdhi direkt pas kërcënimit për të bojkotuar samitin e vendeve të BE-së me Ballkanin perendimor dhe kritikave, ironisë dhe sarkazmës që ai përdori për vendet e 27-shes në krah të presidentit serb Vuçiç.
Pra, prej disa javësh duket sheshit se ka një ndryshim të dukshëm fjalori dhe qasjeje ndaj atyre që ne jemi mësuar ti konsiderojmë, gjatë këtyre 30 viteve, si aleatët tanë të mëdhenj në rrugën e zhvillimit të Shqipërisë.
Le të jemi të qartë, Edi Rama as ka ndryshuar filozofi, as po përshtatet me realitetin aktual të vendit. Ai mund të shndërrohet edhe në sovranist edhe në kozmopolit edhe në nacionalist edhe në liberal, edhe në në fshikullues të kandidatit Trump edhe në lake që rend pas presidentit të radhës, sipas nevojave të pushtetit të tij. Ai sot ka grumbulluar aq shumë fuqi dhe e ka dërmuar gati në mënyrë të pakthyeshme rendin demokratik, sa si hyn gjemb në këmbë edhe po tu?a përplasë në fytyrë politikanëve dhe diplomatëve ndërkombëtarë, kur ata i bëhen pengesë për projektet e veta të pastrimit të parave, legalizimit të kanabisit, Open Balkan-it e me radhë.
Por, në të gjithë këtë panoramë, interesante është të shihet se autokrati në pushtet po di të përfitojë nga vala sovraniste që ndezën me zor dhe me mundim, prej një viti, pjesa më radikale e kundërshtarëve të tij. Dallga e saj nisi pas shpalljes së lobuar fort dhe më qëllim përçarjen e opozitës, që shkaktoi diplomacia amerikane me non-grata ndaj Berishës. Pas kësaj, për herë të parë dhe pa druajtje në mjedisin tonë publik u ngritën pyetjet se a duhet ti besojmë verbërisht një arbitri të paanshëm ?amerikan?? A duhet të përçmojmë votën e të zgjedhurve nga shqiptarët, vetëm se ky udhëzim vjen nga Uashingtoni? A duhet të suprimojmë demokracinë kur ?këshillojnë? ambasadorët?
Që prej majit 2021, raporti ynë i nënshtruar ndaj ndërkombëtarëve, rrefuzimi për ti?u bindur çdo trilli të tyre, fundi i fetishit për ata të huaj që punojnë ?ndershmërisht? vetëm për të mirën tonë, u shndërrua në temën e debateve të mbremjes në TV dhe në atë të kafeneve të humbura të provincës.
Të gjitha këtyre dilemave ideologët, gazetarët dhe përkrahësit publikë të kryeministrit i përgjigjeshin me slloganet se Shqipëria është një vend që e ka dorëzuar sovranitetin në këmbim të një të ardhmeje më të ndritur, se ne nuk kemi luksin të mos u bindemi partnerëve tanë strategjikë, se Shqipëria nuk mund të kthehet në të shkuarën hoxhiste të të qenit fanar ndriçues për botën.
Por e bukura qëndron në faktin se kryerilindasi dëshmoi edhe njëherë se ai është më i zoti dhe më i paskrupullt se të gjithë servilët e tij të marrë sëbashku. Ai i hodhi i pari në kosh këto argumenta me kthesën e fundit sovraniste. Ai sot po kalëron mbi tabunë që zhvirgjëroi Sali Berisha dhe po përdor të njëjtat argumenta që u thanë pas shpalljes non grata. Madje Rama e ka shpënë më në ekstrem slloganin e lierit të PD-së, që thoshte se nuk tërhiqem nga gara me urdhër diplomatësh, kur më voton partia ime, duke e transformuar: ?Ç?më duhet mua për BE-në, kur e kam marrë miratimin nga Këshillimi Kombëtar me popullin?.
Ashtu siç ka ndodhur edhe me rrugët e autostradat ai po ecën në trasenë e shtruar nga i pari. Ai e gjeti të dërrmuar mitin 30 vjeçar të anti sovranistit dhe tani e ka të gatshëm për ta përdorur kur i duhet.
Por këtu, fatkeqësisht, nuk është as vetëm merita e tij për pirueta të befta dhe as ajo e Berishës për të zhvilluar beteja bajlozësh. Në këtë pikë faji është edhe i atyre ndërkombëtarëve që e trajtojnë këtë vend si republikë bananesh. Janë gafat, padrejtësia e lobuar dhe shpesh arroganca e përsëritur deri në gomarllëk, që i jep mundësinë sundimtarit të radhës të përfitojë nga diskreditimi i figurës se tyre. Këtë po bën Edi Rama sot duke vjedhur, aq sa i duhet, nga fryma sovraniste që nxiti goditja amerikane ndaj Berishës.
Tourism is in severe crisis this year. This is serious...
From the students' call in December 1990 of the last c...
Rusia, India, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut - është...
From the media lunch news, we learn that in the Banana...
Sunday, the streets are almost empty. At some turn you alm...
The facts, the facts 1- The announcement of the Ministry ...
July 16, 2018. A bitter news: Fadil Hasa passed away! Gr...
How painful. Every container that comes with bananas f...
I, the undersigned Kiko the monkey, was born in the forest...
After the news that several crates of bananas were mis...
Zero public order Citizens' life security lowest in y...
1. The event takes place in the middle of the day. (at...
Rilindja has no moral card to win the Municipality of Tira...
Following the best tradition of consulting the people on i...
Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh të cil...
We sat face to face. - What is your name? - Anonymous. I...
I was very surprised that I don't see any reaction fro...
I was walking through Prizren to Tirana, when on the r...
The Minister of Tourism here should have been covered ...
Only in Albania they forgive and endure endlessly... ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...