The two standards of Dritan Prenç, the prosecutor who sleeps over the incinerator file
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...

Hetimet e thelluara të SPAK, me ndihmën edhe të ekspertizës më të mirë të huaj të thirrur për këtë qëllim, kanë nxjerrë në dritë një komplot të mirëmenduar për të diskretituar Shqipërinë para vetes, para fqinjëve, para BE-së dhe faqe gjithë botës.
Hetimet për ndërtimet pa leje në sheshin Skënderbej, janë në një fazë të avancuar dhe megjithëse çështja është tejet komplekse prokurorët janë të bindur se autorët përgjegjës do të dalin së shpejti para drejtësisë.
Qysh në krye të herës, thonë burimet nga SPAK, duhet theksuar se kjo qeveri ka plot 10 vite që po e lufton fenomenin dhe krahasuar me vitin 1938 vihet re një tendencë e qartë ulje, me luhatje sporadike veçanërisht në vitet zgjedhore.
Ata që mendoheshin se janë përgjegjësit kryesorë të “ndërtimeve të mistershme” të kullave në mes të Tiranës, pa asnjë copë letër, janë krejt të pafajshëm.
“është si në filmat thriller”, - sqaroi një zëdhënës i Prokurorisë- kur të gjithë mendojnë se fajtori kryesor është X, befas del që fajtor është ai që dukej më i pafajshmi. Kështu është edhe me ndërtimet pa leje në kullat e qendrës së Tiranës.
“Fakti që qeveria sapo shpërbleu me kontrata disa milionë euro, një nga ndërtuesit, i akuzuar kryesor’ është një argument thelbësor se ai është i pafajshëm. Ne jemi të lumtur që ai nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim në gjykatë për të kërkuar dëmshpërblim. Ky qartësim nga ana e qeverisë na bëri që të mobilizojmë burimet tona njerëzore dhe të mos lemë jashtë pistës së hetimit askënd.”- tha një prokuror në kushtetet e anonimatit.
Qëllimi i vërtetë i ndërtimeve pa leje nuk ka qenë thjesht disa milionë euro më shumë. Ky argument bie poshtë, sepse të gjithë të lakuarit, kanë patur dhe kanë mundësi që të marrin qindra milionë euro nga kontratat publike.- tha një gazetare ekonomie e njohur për ekspertizën në tregun e ndërtimeve dhe real-estate.
“Qëllimi kryesor ka qenë diskretitimi i qeverisë dhe për rrjedhojë i vetë qeverisë shqiptare- tha një gazetar i njohur për raportimet kritike ndaj qeverisë. Me këto ndërtime pa leje, vijon gazetari kritik, është synuar të zemërohen studiot më të njohura arkitekturore në Europë që po zbukurojnë Tiranën me kulla. Po hetuesit tashmë i kanë shkuar çështjes me themel. Pista kryesore është pista ruse. Dihet se rusët investojnë shumë për luftën hibride dhe nuk i kursejnë rublat në rrjetet sociale. Qëllimi i tyre final është destabiliteti. Ngaqë nuk po ja dalin në frontin e Ukrainës i janë kthyer Ballkanit.
Dyshohet se agjentura ruse në bashkëpunim me atë iraniane duan të mbjellin pakënaqësi në popull duke përhapur parrulla krejt të pavërteta në rrjetet sociale. Janë inventarizuar me kujdes të posaçëm memet që qesëndisin qeverinë: “kur nuk kontrolloni sheshin Skënderbej, si do të kontrolloni sheshin e Hasit”, apo “Qeveria në gjunjë para oligarkëve”, “Burgu për të varfërit është” etj etj.
Me apo pa dëshirën e saj, theksojnë burimet e mia, opozita është përfituesja kryesore nga kjo situatë- përfundoi raportimin e tij gazetari kritik me qeverinë.
Agjentë të policisë gjyqësore pas një hetimi disa javor kanë mundur të identifikojnë edhe personat përgjegjës për ndërtimin e kateve pa leje. Dosja brenda pak ditësh do të shkojë në gjykatë. Prokurorët kanë tashmë dëshmi të plota për komplotin. Hetuesit kanë ecur me teorinë e përjashtimit për të mbërritur te fajtorët e kësaj situate të paprecedent.
Ndërtuesit janë përjashtuar sepse vetë qeveria brenda 24 orëve arriti në përfundimin se janë të pafajshëm dhe u dha edhe projekte të tjera.
Inspektorët e IKMT-kanë qenë të zënë duke prishur pishinat pa leje në bregdet.
Policia bashkiake nuk ka marrë frymë një minutë duke i vënë gjoba automjeteve në rrugët dhe rrugicat e lagjeve.
Policia e shtetit ka qenë e ngarkuar ngaqë dy turne ruan personat në kërkim.
Patronazhistët jane të shfajësuar se “ndërtimet pa leje” nuk janë në listën e detyrave që duhet të kryejnë.
Pavarësisht listës së gjatë të përjashtimeve, prokurorët arritën të gjejnë përgjegjësit për ndërtimet pa leje.Ashtu sikundër gjëja e rëndësishme fshihet në vendin më të dukshëm edhe fajtorët e ndërtimeve pa leja kanë qenë të dukshëm për të gjithë, por askujt nuk i kishte shkuar mendja për ta. Kush e kish menduar se rojet e objekteve do të përfshiheshin në komplot
“Janë marrë të gjithë në pyetje dhe ka një karakteristikë të përbashkët e cila është neglizhenca në kryerjen e detyrës.
Të gjithë rojet kanë ngjitur me vendin e punës së tyre, tabelat e mëdha njoftuese ku jepen të dhëna të hollësishme për kullat. Si leja e ndërtimit, data e fillimit, data e mbarimit, numri i kateve mbi dhe nën tokë etj.
“Si është e mundur që ata e kanë ditur saktësisht numrin e kateve që duhet të kenë kullat dhe nuk kanë njoftuar askënd. As përgjegjësin e punimeve, as nënkontraktorët, as blerësit e kateve pa leje dhe asnjë insitucion tjetër, përfshirë, inspektoriatin, policinë, ministritë e linjës etj.”
Rojet po hetohen se kanë shkelur nenin 248 të kodit penal (shpërdorimi i detyrës).- përfundoi një burim i prokurorisë.
“Rojet duhet ta konsiderojnë veten me fat, sepse në kodin penal të Shqipërisë, nuk ka asnjë nen për tradhëti të lartë ndaj atdheut, ose për “spiunazh”- tha një avokat i njohur për parashikimet e tij në lidhje me arrestimet e mëdha që ndodhin në Shqipëri.
Tashmë është radha e gjykatës për të treguar që në këtë vend ASKUSH nuk qëndron mbi ligjin!
During this week you will often hear the word that sta...
Larger and larger sections of the population liv...
This week marks 7 months since the start of the war in Ukr...
It's the joke of the movie "??????????????????????????...
The Administrative Court in Tirana did not surprise an...
Disa ditë më parë, zonja ambasadore e SHBA-ve në Tiran...
Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senator...
For the second time, the police that we don't want, in the...
The agreement signed between Serbia and Russia in the fiel...
Doctors are first and foremost human beings. There are...
We all have our eyes on him and he, yes, remained ill....
While we look at the tears in the eyes of the girls of...
Ask an employee nearing retirement what he thinks abou...
Viti 2020, një togë policore mësynte këtu aty për gjoj...
Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arr...
Edi Rama lost an opportunity today to preach that even...
I gjithë zelli i maxhorancës për t'u shfaqur si një forcë ...
While we are dealing with our problems, we are adding some...
Ukrainians have done (again) what no one believed they cou...
Today, the hostile oppositions reunited for the next a...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...