Police operation in Tirana/ Over 1 kg of heroin seized, 2 arrested
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...

Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senatorium e gjetkë nëpër Shqipëri, duhet të kalosh fillimisht një postobllok. Merr një biletë parkingu që kushton njëqind lekë në dy orët e para dhe pastaj kjo shumë shtohet me njëqind lekë për çdo orë të tepërt qëndrimi në ambientet e spitalit. Një numër punonjësish me bluza fosforeshente kujdesen për fluksin e makinave që hyjnë e dalin nga spitali sepse parkingu është një shërbim që kryhet nga operatorë privatë.
Vit mbas viti, gjelbërimi dhe mirëmbajtja e qëndrës më të madhe spitalore në vend, por dhe kudo tjetër në Shqipëri, është rritur dhe kjo është një nga mrekullitë e sipërmarrjes së lirë. Edhe ky shërbim është privat.
Pothuaj njëlloj siç është dhe shërbimi i sigurisë, ku një kompani e Ministrisë së Brendshme garanton rregullin deri në hyrjen për në pavione.
Privat është dhe shërbimi i lavanterisë, gatimi i supës së spitalit, furnizimi me medikamente, sterilizimi i veglave, laboratorëve të analizave dhe shumëçka tjetër që nevojitet si aleat në luftën e përjetshme të njerëzimit për të fituar betejën mes jetës dhe vdekjes.
Krahasimi me të shkuarën e afërt është shumë i largët. Reforma Rama në shëndetësi, zbatuar nga dy prej ministrave të tij më të mirë, Beqja në fillim dhe Manastirliu në vijim, pavarësisht kritikëve dhe skeptikëve, pavarësisht të pakënaqurve dhe episodeve që thonë të përkundërtën, është një proces totalisht i lëvdueshëm në thelbin e tij. Kush mendon ndryshe, duhet të kujtojë se në shtëpinë e berberit, qimet nuk mungojnë kurrë.
Pavarësisht problemeve të panumërta që reflektojnë stadin e zhvillimit të vetë shoqërisë shqiptare, shëndetësia e sotme nuk mund ta barabitet në asnjë drejtim me kohën kur Shqipërinë e drejtonte një Doktor që është mbartësi absolut i mëkatit fillestar, autori i batutës së famshme, plot urrejtje për mjekët që i quajti për herë të parë: Ata, bluzat e zeza! Duke u bërë kështu, shkaku i parë që i shënjestroi ish-kolegët e tij si mish për topin e panginjur të urisë njerëzore për spektakël: Të kam parë si perëndi kur kisha hall, tani shihe veten si viktimë që bie në hall!

I vetmi shërbim spitalor që vazhdon të jetë shtetëror dhe sipas modelit komunist në raportin mes punës dhe shpërblimit, të vetmit proletarë në sistemin shëndetësor shqiptar, është shërbimi që afrojnë mjekët. Ata janë të vetmit njerëz në sistem dhe në majë të sistemit që “prodhojnë” paratë e nevojshme, që bëjnë betejat e përditshme për shëndetin, për cilësinë e jetës dhe kundërshtinë ndaj vdekjes dhe që në fakt, paguajnë për të gjithë. Me rreth 800 euro në muaj rrogë dhe me disa shpërblime për orët e rojes së natës, ata janë gjithashtu shënjestra kryesore e organeve të zbatimit të ligjit dhe të luftës kundër korrupsionit.
Në fund të javës së shkuar, Fitim Marku, mjek reanimator në Spitalin e Traumës, u arrestua në vendin e tij të punës. Një polic i infiltruar i afroi para në këmbim të shërbimit dhe kaq mjaftoi që dhjetra kolegë të tij të suleshin, me maska dhe armë në ambientet e spitalit, si ukrainasit në kundërsulm mbi pushtuesit rusë. I rrethuar nga të katër anët, pa shpresë për arrati, “armiku” publik u dorëzua.
Zgjati duart që ja prangosën dhe me uniformën e tij të luftës, domethënë me bluzën e mjekut ende në trup, u shoqërua në hyrjen e urgjencës drejt makinës që do ta çonte në paraburgim.
Në mos ja thanë, edhe policëve që e arrestuan, me gjasë do t’u ketë ardhur keq. Ndoshta edhe ja kanë shprehur keqardhjen e tyre, por duke u sqaruar se nuk kishin çfarë të bënin. Këto ishin urdhërat. Ndoshta dikush prej tyre edhe mund ta ketë njohur sepse doctor Marku i kishte ndihmuar nënën e moshuar me frakturë në gjymtyrë, dikujt tjetër mund t’i kishte shpëtuar djalin e xhaxhait që kishte bërë aksident e dikush tjetër, edhe i kishte dhënë ndonjë dhuratë në këmbim të shërbimit për të cilin ai paguhet si proletar në një shoqëri me kapitalizëm kaotik.
Me siguri, të gjithë ata që pak vite më parë ishin të gatshëm të puthnin ato duar, ata që i shihnin mjekët si aleatë në luftën kundër armikut të padukshëm, Corona Virus-it, kur i quanin heronj bluzat e bardha dhe bënin duart gjak duke i duartrokitur nga përtacia plot frikë e izolimit, u ndjenë të keqardhur kur panë pamjet që një ushtri reporterësh e dëshmonin live në ekranet e televizioneve.
Dukja gënjen gjithmonë. Dhe ky është rasti klasik kur pandehma se po tentohet të vihet drejtësi në Shqipëri, është e gabuar në thelbin e saj bolshevik.
E vërteta e thjeshtë është se një mjek nuk është një njeri si gjithë të tjerët!
Edhe në luftë, doktori ushtarak, ai që shpëton jetën e kundërshtarit të armatosur nuk vritet. Ai mbrohet në mënyrë të ndryshme nga ligjet e luftës.
Në mos herët, vonë, për skllevër dhe mbretër, Doktori është hallka e fundit që lidh individin me Perëndinë. Në mos mençurisht, kjo aksiomë duhet të përkthehet nga të gjithë ndryshe për hir të interesit vetjak. Polic qarkullimi apo ministër policie, i pasur apo i varfër, shenjtor apo mëkatar, gjithkush do të jetë pacient që lutet që doktor Fitimi të mos humbasë betejën e rradhës.
E bashkë me të, të triumfojnë edhe Doktoreshë, Silva, Alma, Perlati, Ariani, Juli, Viola, Serxho e dhjetra të tjerë në Senatorium, Doktoreshë Najada, Luli i Artë, Tritani, Ariani, Nevila, Entela e të tjerë si ata tek Infektivi, Doktor Maksi i Mrekullueshëm apo Profesor Albani, Prift e Hoxhë njëherësh, tre Arbenët, Kaçani, Ohri i Sakrificës, Hekurani i Madh, Koli, Arseni, Bledi, Aureli, Lordi, Adriatiku, Fetahu, Saimiri, Xhina, Gysi, Mondi, Iliri, Monika, Krenari, Turi, Edvini, Albana, Mira, Jovani, Skënderi, Gjergji, Anika, Ramazani e shumë të tjerë të racës së tyre, përfshi edhe Doktorin që u bë President.
Të luten në gjunjë, që gjithë këta ëngjëj që kanë më të bardhë zemrën vetjake se bluzën e zanatit dhe më të arta duart se unazat e martesës, të jenë triumfatorë në të përditshmen e tyre.
Të gjithë janë të barabartë ndaj ligjit, por edhe ligji e sheh barazinë ndryshe. Nëse Doktor Marku e të tjerë si ai, refuzojnë të shërbejnë nëse nuk paguhen, ky është krim. Ka edhe të tillë dhe ata duhen ndëshkuar pa mëshirë. Por nëse Doktor Fitimi pranon të përfitojë një dhuratë, sa kohë që nuk ndryshon sistemi i shpërblimit në spitale, aëherë Zoti ja bëftë shëndet edhe atij!
Policët zbatuan detyrën. Ata hynë me armë në spital, por nën maskë ata fshihnin të parin portretin e Doktor Berishës e më pas, fytyrat e të gjithë atyre që kanë qeverisur këtë vend e deri tek shqiptari i fundit që ka aftësinë e pabesueshme, ndoshta në mënyrë unike në glob, që të dijë të presë mrekullisht degën ku ulet vetë. Me sharrë në dorë e gaz e në buzë: T’i më ndihmove, por unë të vras me gurë! Fundja, ky është fati i të qenit të vetmit proletar në një shoqëri që jeton nën rregullat e kapitalizmit kaotik.
P.S. Nën stresin e mrekullueshëm të dasmës së të birit, Luli F. nga Gjermania pati një problem shëndetësor.
Në veriun e pasur të Gjermanisë ku ajo jeton me familjen e saj, “termini” që i kishin afruar për vizitë tek mjeku specialist, ishte vetëm katër muaj e gjysëm pranë saj. Shkoi në QSUT dhe një mjek i panjohur e shoqëroi për gjatë gjithë ditës nëpër pavione. Diku e çoi vetë, diku foli në telefon që ta prisnin.
Në përfundim të xhirros spitalore, Luli F., ashtu si mijëra shqiptarë çdo ditë, morri një shërbim për të cilin mbeti mirënjohëse.
Ndoshta sepse vinte nga Gjermania e largët, aty ku klima e ashpër, ndryshe nga dielli i artë i Mesdheut në Shqipëri, lejon të rritet ky virtyt gjithmonë e më i rrallë në Tiranë. Dhe Luli F. tha se lutej. Lutej që mjekët shqiptarë të mos rendin të mësojnë gjermanisht siç po i detyron të bëjnë padituria ekslente në tokën amtare.
For the second time, the police that we don't want, in the...
The agreement signed between Serbia and Russia in the fiel...
Doctors are first and foremost human beings. There are...
We all have our eyes on him and he, yes, remained ill....
While we look at the tears in the eyes of the girls of...
Ask an employee nearing retirement what he thinks abou...
Viti 2020, një togë policore mësynte këtu aty për gjoj...
Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arr...
Edi Rama lost an opportunity today to preach that even...
I gjithë zelli i maxhorancës për t'u shfaqur si një forcë ...
While we are dealing with our problems, we are adding some...
Ukrainians have done (again) what no one believed they cou...
Today, the hostile oppositions reunited for the next a...
The hacking of ANA data is the most serious event that...
I remember, when I used to go before dawn to get milk ...
Ai nuk mund të kthehet më pas: Nëse e humb luftën agresore...
In the Summer of 2020 in the back yard of the Infectio...
Ukraine will speed up the process of successfully endi...
The holiday of transparency for the citizen comes when...
Under pressure and panic, a single prosecutor, or an a...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...