"The Club of Fools and Pious Fools"
About a week after the May 11 elections, we published ...

Sapo hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok, prezantohesh me një lodër të re të quajtur LABUBU – trendi për verën 2025 – që po blihet si një lodër apo vendoset si aksesor për çanta firmato si Hermès, Louis Vuitton, Bottega Veneta, etj.
Në duhet të na shqetësojë për këtë lodër të re nuk janë reklamat e marketingut në rrjetet sociale – sepse reklama është “shpirti i tregtisë” në këtë botë konsumiste – por misteri që mbart kjo lodër apo kukull. Ajo po pëlqehet dhe blihet masivisht, sipas mendësisë së turmës, duke imituar njëri-tjetrin, të gjithë duan ta kenë ose ta dhurojnë si dhuratë për fëmijë apo të rinj.
Nëse kërkon në Google, zbulon se LABUBU nuk është një kukull e zakonshme e tërheqëse, por një krijesë e veçantë me pamje të përzier: me veshë si lepuri, fytyrë që ngjan me majmunin, hunda si e maces dhëmbë të mprehtë si peshkaqen apo përbindësh dhe trup i vogël me gëzof e bisht, që të ngjan njëkohësisht me një fëmijë të pafajshëm dhe një kafshë të egër.
Në lodrat e fëmijëve, shpesh gjendet një përzierje mes njeriut dhe kafshës. Kjo bëhet për t’i ndihmuar fëmijët të njihen me kafshët dhe të miqësohen me to. Por problemi me LABUBU-në është ndryshe. Ajo nuk është thjesht një krijim artistik për argëtim, por një krijesë mitologjike, e frymëzuar nga përrallat nordike, të mbushura me figura nga bota e nëndheshme.
LABUBU-ja është dizajnuar për herë të parë në vitin 2015 nga artisti nga Hong Kongu, Kasing Lung, në ilustrimet e librit “Përbindëshat”.
Autori e përshkruan këtë krijesë si një elf zemërmirë por edhe i parashikushëm që mund të bëjë gabime nga padija ose padashje dhe ky personazh është frymëzuar nga folklori nordik. Lung thotë se që në fëmijëri, është ushqyer me këto përalla dhe përbindësha mitikë dhe i ka pasur për zemër dhe këto i nxitin fantazinë që ai ilustroij librin "Përbindëshat " edhe me LABUBUN.
Kjo krijesë më vonë u prodhua si lodër koleksionuese nga How2Work, dhe në bashkëpunim me Pop Mart dhe në vitin 2019 u shpërnda në kuti “të verbra” (dmth. surprizë), ku klienti nuk e di pamjen dhe ngjyrën e lodrës deri sa ta hapë.
Kjo mënyrë intriguese e bëri lodrën shumë tërheqëse. Fillimisht për koleksionistët dhe VIP-at e show-bizit, e më pas për njerëzit e zakonshëm, përfshirë fëmijët. Këta të fundit e pëlqejnë lodrën për surprizat dhe pamjen e çuditshme, pasi fantazia e tyre është pa kufi.
Sot trendi është “cute but weird” (i ëmbël, por i çuditshëm), dhe LABUBU-ja është bërë ikonë e këtij trendi.
Adhuruesit e kësaj lodre shprehen se nuk e shohin thjesht si lodër, por si një emocion të përzier – gëzim e trishtim – një ndjesi fëminore e humbur. E shohin si një shok që i lidh me fëmijërinë e tyre. Pra, për ta, është më shumë se argëtim: është mbrojtës apo sjellës gëzimi e humbur dhe shumë e blejnë dhe e hambajnë si hajmali me vete në çantë apo në shtëpi .
“Meqë kjo lodër po bëhet shumë popullore, po përhapet ideja se duhet ta kesh patjetër.
Lodrat sot janë bërë fenomen global. Koleksionistët mbledhin figura si LABUBU, Pokemon, Dragon Ball, Peter Pan, Winx, Naruto, Spiderman, Superman, Batman etj si këto lodra dhe me to janë bërë libra , reklama , filma dhe janë bërë herojntë modernë dhe frymëzuesit për fëmijët dhe të rijtë.
Duhet të dimë se ndryshe nga lodrat klasike për argëtim me pamje njeriu dhe kafshë,të gjithë këta personazhe të dizinjuar si lodra kanë një karakteristikë të përbashkët; ato mbartin simbolikën e botës okulte, të fuqive mbinatyrore që njeriu i sotëm dëshiron t’i zotërojë për vete me rituale magjike .
Këto figura janë të personalizuara me përmbajtje personazheve mitike: si elfa, përbindësha, dragoj që i përkasin botës së errët ose të nëndheshme.
Konkretisht, disa e shikojnë LABUBU-në si një ndër “kafshët e dashura të Luciferit” , apo si një imitim i demonëve si Pazuzu, një demon i errësirës nga mitologjia mesopotamike.
Këto lodra kanë pamje të dyfishta: të bukura dhe të ëmbla në sipërfaqe, por me elemente të frikshme dhe mizore në brendësi. Këtë ndjesi e përcjell edhe LABUBU-ja: fytyra fëminore dhe e këndshme, por sytë ipnotizues dhe dhëmbët e mprehtë dhe pamja kërcënuese të japin ndjesinë e një përbindëshi.
Mos u çudisni për këtë performancë të dyfishtë për personazhet mitikë sepse ashtu si na thuhet në Bibël edhe vetë Satani kryetari i tyre paraqitet si engjëll drite” (2 Korintasve 11:14), por njëkohësisht shfaqet edhe si përbindësh që kërkon të përpijë si luanë i egërsuar cilin do ti afrohet” (1 Pjetrit 5:8)
Edhe shpërndarja e tyre në kuti të verbër ,surprizë, pra ku nuk e di çfarë do të marrësh dhe pret fatin tënd, ngjan me misterin e botës së fshehtë të errësirës, ku asgjë nuk është si duket.
Edhe pse hetimi i kësaj lodre si “demonike” mund të duket subjektiv dhe i ngjashëm me “inkuizicionin” ndaj lodrave të fëmijëve, përsëri ajo që duhet të na shqetësojë është fakti që këto lodra (përmendur më sipër) janë kthyer në idhuj modernë për njerëzit.
Idhulli nuk është vetëm një statujë antike – por çdo objekt apo qenie që njeriu i jep vlerë mbinatyrore, fatsjellëse apo mbrojtëse. Idhujtaria është besimi i gabuar që krijon ndotje shpirtërore dhe morale, duke zëvendësuar Zotin me krijesa të imagjinuara ose me simbolikë demonike: “Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj (demonë), por Zoti ka bërë qiejt.” (Psalmi 96:5)
Solomoni i urtë ka thënë :“Shpikja e idhujve ka qenë fillimi i fëlligështisë dhe zbulimi i tyre solli prishjen e jetës.” (Urtësia 14:12-21)
Kur hiqet dorë nga besimi te Zoti, idhujtaria merr vendin dhe njerëzit adhurojnë krijesa të rreme, që i kanë krijuar nga frika, mashtrimi apo fantazia dhe bien në kurvëri shpirtërore me demonët.
Këto lodra me përmbajtje mitike, demoniake ose magjike nuk janë thjesht objekte argëtimi. Ato krijojnë lidhje emocionale dhe ndikojnë në psikikën e fëmijëve.. Ajo që përjetohet në fëmijëri mbetet në nënvetëdije dhe ndikon në formimin shpirtëror e mendor për gjithë jetën.
Fatkeqësisht, sot po rritet një brez që nuk beson më në Zot, por në magji, në lodra fatsjellëse, në simbole demoniake dhe në “adhurimin” e figurave të krijuara nga mashtrimi i djallit.
Kujdes djalli nuk vjen si përbindësh që njerëzit ti friksohen pamjes së tij mostruoze , por si një lodër e bukur, apo me pamjen e një kafshe si erdhi nëpërmjet gjarprit në Eden dhe i gënjeu ( Zanafilla 3 ;1-7) sa edhe sot njerëzit i falen gjarprit dhe e kanë dragoin personazh pozitiv edhe në lodrat e fëmijëve .
Kjo është strategjia më e rrezikshme të shtiret si i padëmshëm, por në fakt të kafshon kur i jep dorën. Lodrat, pijet me emra si “Monster”, “Hell”, “Demon Energy”, filmat, muzika, veshjet me simbole okulte, rrjetet sociale me përmbajtje të errëta (Dark Web) – janë vetëm disa nga mjetet e demonizimit të këtij brezi.
Kjo nuk është imagjinatë është paralajmëruar qartë në Bibël:
“Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre.” (1 Timotheu 4:1-2)
Prandaj, prindër, bëni kujdes jo vetëm për ushqimin fizik të fëmijëve, por edhe për atë shpirtëror:
Çfarë shikojnë?
Me çfarë lodrash luajnë?
Çfarë lexojnë?
Çfarë ndjekin në rrjete sociale?
Sepse djalli dhe shërbëtorët e tij – satanistët dhe magjistarët – mbjellin sot farën e mashtrimit djallëzor si një lodër te fëmijët tuaj, që nesër të korrin një të rritur të demonizuar, i cili nuk do t’i dojë as prindërit e vet biologjikë.
Ku të gjithë së bashku do të jenë pjesë e një shoqërie të demonizuarish – si një shoqëri zombish që kanë humbur arsyen dhe dinjitetin njerëzor, dhe janë kthyer në kufoma mishore pa mendim dhe liri , vend ku banojnë demonët, të cilët i nxisin nga brenda njerëzit të urrejnë dhe të “hanë” njëri-tjetrin pa mëshirë.
Mos u çudisni për këtë, sepse është paralajmëruar në Bibël:
“Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre.”(1 Timotheu 4:1-2)
Kujdes me fëmijët tuaj, mbaji larg nga lodrat demonike, të rinjë ruani veten nga idhujt ( 1Joani 5-21) , njerëz mos lozni me djallin por kundërshtojeni me besim dhe emrin e Zotit, sepse djalli dhe demonët nuk janë lodra me pellush për argëtim as përalla dhe mite siç duan tja u shesin, por përbindësha të lig të pamëshirshëm me urejtje dhe zemërim të madh për njerëzit të krijuar sipas ikonës së Perëndisë(Zanafilla 1:26), aq më shumë në këto kohëra apokaliptike të fundit, prandaj : " Mjerë ju banorë të tokës edhe të detit ,sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh , duke ditur se ka pak kohë" ( Zbulesa 12-12)
Miron Çako: Katekist, KOASH
About a week after the May 11 elections, we published ...
The 2025 elections, as we had predicted, did not bring a c...
In December 2011, former President of the French Republic,...
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti p...
The reason for writing the following lines was a Facebook ...
Only 11 years have passed since the event of June 26, 2014...
In the elections we just held, out of respect for my and m...
The elections are over, change was forcibly stopped and, a...
Art is not only represented by artists who create works su...
In the last decade, Vlora has transformed into an enviable...
The Albanian nation is facing a grim political crossroads ...
When asked in a television studio if the glasses he was wear...
The eyes/attention of chancelleries, institutions, institu...
In any city, especially in those with strategic tourist an...
After all diplomatic efforts were exhausted, the unrivaled...
The new SP MPs will hold a training, summer school, party ...
How is it possible for the SP's votes to increase after fo...
I read, I listen, and I am even one of those who writes fr...
Nga Besim NDREGJONI, Autor i filmit dokumentar “Spaç 1973 ...
They can't get a single MP, but they can give an idea of ...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The police have provided details regarding the accident th...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Today, our country will be under the influence of stable a...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
North Korea is said to have achieved some impressive resul...
US Ambassador to the United Nations, Mike Waltz, said toda...
The suspect in the Berlin Pride attack was shot and killed...
A tragic event occurred this Sunday on Mount Elbrus in the...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...