LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zarf i zi në “Big Brother VIP”/ Çfarë gabimi kanë bërë banorët?

2023-01-24 20:48:00, Lifestyle CNA

Zarf i zi në “Big Brother VIP”/ Çfarë gabimi

Një zarf i zi ka hyrë pasditen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP2”.

Ky zarf nuk është hapur ende, por banorët kanë nisur të aludojnë mbi gabimet që mund të ketë bërë ndonjëri prej tyre.

Disa banorë kanë kujtuar zarfin e zi të disa ditë më parë që eleminoi Kejvina Kthellën pas aktit të dhunës ndaj Luiz Ejllit.

Olta dhe Xhonatani e kanë pritur me të qeshura, ndërsa Luizi ka hedhur dyshime se mund të jetë ndonjë ndëshkim për të.

Ai e ka lidhur zarfin e zi me debatin që zhvilloi me Kristin, pasi ky i fundit tha se nëse do të donte, “do ta kishte kapur” me kohë Kiarën.

Luizi, i cili nuk e priti mirë këtë deklaratë iu përgjigj se “nëse do të ishin jashtë, do ishte bërë lajm i fundit”./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga