LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Për herë të parë në Prishtinë me bashkëshortin, çmimi që mori Rita Ora

2023-11-28 13:30:00, Lifestyle CNA
FOTO/ Për herë të parë në Prishtinë me
Rita Ora mer çmimin në Prishtinë

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi,  janë nderuar më çmimin “Çelësi i Qytetit” nga kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama. Në një postim në rrjetin e tij social “Instagram” ka shkruar se Rita Ora na përfaqëson denjësisht në botë.

 “Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë! Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam "Çelësin e Qytetit" për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën. Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik! Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”, shkruan Përparim Rama.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka mbërritur në Prishtinë pak ditë më parë për të festuar ditëlindjen e saj të 33-të, dhe për herë të parë e ka shoqëruar në atdhe bashkëshorti I saj, regjisori I njohur Taika Ëaititi.

Rita Ora ka qenë së fundmi në qendër të mediave për shkak se në një koncert të sajin hodhi mbi shpatulla flamurin serb, çka bëri që figura e saj të kryqëzohej në rrjetet sociale.

Këngëtarja u martua pak muaj më parë me regjsorin në një ceremony private, ndërsa vijon angazhimin si pjesë e jurisë së “The Voice of Australia”./CNA

 

Lajmet e fundit nga