web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-gruaja e Blerimit “tërbon” shqiptarët/ Aludohet për lidhje me futbollistin serb

2022-08-17 19:03:00, Lifestyle CNA
Ish-gruaja e Blerimit “tërbon” shqiptarët/ Aludohet
Erjona Sulejmani

Bukuroshja me origjinë nga Shkodra, Erjona Sulejmani, është një person mjaft i njohur për publikun shqiptar dhe atë italian.

Si fillim, u bë e njohur si bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajli dhe më pas tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale me fotot e saj provokuese, ku tregonte linjat perfekte.

Një nga deklaratat e saj, në të cilën pohonte se futbollistët nuk ishin gjë në shtrat, bëri shumë zhurmë në mediat rozë, dhe prej asaj kohe vazhdon të jetë shumë e komentuar.

Mirëpo së fundmi, Erjona ka zënë titujt kryesorë të lajmeve rozë me aludimet për nisjen e një lidhjeje dashurie me futbollistin serb të Juventusit, Dusan Vlahoviç.

Ndonëse ky lajm nuk është konfirmuar nga dyshja, në rrjet ka pasur një lumë reagimesh të ashpra ndaj Erjonës.

Komentuesit shqiptarë nuk i kanë pritur aspak mirë lajmet dhe kanë sulmuar bukuroshen shkodrane për lidhjen e mundshme me një shtetas serb.

Një tjetër çështje për të cilën është kritikuar dyshja është mosha e tyre. Futbollisti Vlahoviç është disa vite më i vogël se Erjona Sulejmani.

Ndërkohë, pritet që Erjona dhe Dusan të konfirmojnë ose mohojnë lidhjen e aluduar mes tyre në rrjet./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga