web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Incidenti/ Xhensila Myrtezaj rrëzohet në koncert

2024-04-28 15:23:00, Lifestyle CNA
Incidenti/ Xhensila Myrtezaj rrëzohet në koncert
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është një nga personazhet më të komentuara të momentit.

Ajo po përflitet shumë në mediat rozë për ndarjen nga aktori Bes Kallaku me të cilin ka dhe dy fëmijë.

Por përtej jetës private, Xhensila po fokusohet shumë tek karriera e saj dhe palestra.

Këngëtaren e shohim shpesh duke u stërvitur dhe duke na treguar video nga ushtrimet në palestër po ashtu edhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale nga koncertet e saj.

Së fundi një incident është regjistruar në një nga koncertet e saj.

Ajo është rrëzuar në skenë dhe të gjithë të pranishmit në koncert reaguan të frikësuar.

Por këngëtarja e përballoi me shumë sportivitet dhe nisi të performonte./ CNA

 





Lajmet e fundit nga