LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot-Pjesë e Big Brother Vip/ Olta Gixhari siç nuk e keni parë ndonjëherë

2023-01-28 19:10:00, Lifestyle CNA
Fotot-Pjesë e Big Brother Vip/ Olta Gixhari siç nuk e keni parë
Aktorja Olta Gixhari

Aktorja Olta Gixhari është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në mediat rozë.

Që pas hyrjes së saj në Big Brother Vip , është lakuar si një nga personat që mund të prekin finalen e këtij reality show.

Aktorja ka qenë shpesh në qendër të debateve, përplasjeve të forta me shumë prej banorëve.

Gjuha e ashpër dhe përplasjet dhe ofendimet e herëpashershme, bënë që në një moment , të braktisej nga ndjekësit masivisht.

Së fundi ajo po përflitet për një romancë që ka patur me banorin e ri, Xhonatan Islami.

Por ajo që vihet re është një tjetër realitet.

Në rrjetet sociale , aktorja shfaqet tejet e kuruar, në superformë teksa tregon dhe linjat perfekte.

Por në fakt brenda shtëpisë së Big Brother Vip e kemi parë ndryshe, jo dhe aq të kuruar sa shfaqet në fotot e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga