LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flamuri i PD-së “hyn” në “Big Brother VIP”/ Fansat ia dërgojnë Luizit me dron në shtëpi

2023-03-22 22:31:00, Lifestyle CNA
Flamuri i PD-së “hyn” në “Big Brother VIP”/
Këngëtari Luiz Ejlli

Fansat e këngëtarit Luiz Ejlli dërgojnë herë pas here banderola në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe ditën e sotme. Pavarësisht se produksioni i “Big Brother VIP” është munduar t’i ndalojë këto drone me mesazhe, fansat e Luizit kanë “thyer” sërish barrierat dhe kanë arritur qëllimin e tyre.

Ata kanë dërguar në shtëpi një flamur të Partisë Demokratike, i cili mbante sloganin e koalicionit të opozitës “Bashkë Fitojmë”.

Fillimisht dronin e pa Keisi Medini, e cila thërriti menjëherë këngëtarin. Konkurentët u ngritën në këmbë dhe dolën në oborr. Pas disa minutash ata u kthyen brenda në shtëpi.

Ky mesazh për Luizin vjen nga fansat e tij mbështetës të Partisë Demokratike, pasi këngëtari ka shprehur disa herë bindjet e tij të djathta./ CNA

Lajmet e fundit nga