LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas keq në “Top Channel”/ Vajzat e “Përputhen” sherr në studio, “përplasen” fizikisht

2023-03-22 20:59:00, Lifestyle CNA

Plas keq në “Top Channel”/ Vajzat e

Një situatë e tensionuar është regjistruar në emisionin e mbrëmjes së sotme në emisionin e dashurisë “Përputhen”.

Brikena doli në një takim me Artjonin dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga Gisela, e cila debatoi me konkurenten rivale.

“Nuk do t’i le. Tregoje shkathtësinë, se vetëm me mua nuk e ke treguar. Kam për t’ju shkatërruar jetën, do jua nxjerr nga hundët ato që më keni bërë”, tha Grisela.

Por debati u nxeh më tepër dhe situata agravoi në përplasje fizike mes dy vajzave, të cilat shtynë njëra-tjetrën derisa ndërhyri Artjoni me moderatoren Bora Zemani.

Pjesë nga debati:

Brikena: Jam unë këtu. Jam akoma këtu.

Gisela: Po rri.

Brikena: Kam prezencë këtu.

Gisela: Okej… (me ironi)

Vajzat ngrihen në këmbë. Grisela shtyn Brikin.

Brikena: Këto okej kujdes me mua…

Bora: Goca… (afrohet drejt vajzave)

Artjoni: Çfarë po bëni o goca, goca…

Vajzat shtyjnë njëra-tjetrën, ndërhyn Artjoni për t’i ndarë.

Brikena: Okej? Këto okej kujdes me mua se t’i thyej gishtat./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

Lajmet e fundit nga