web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E pyeti për vjehrrën politikane/ Ermal Mamaqi sikletos Cindy Marinën

2022-11-15 12:41:00, Lifestyle CNA

E pyeti për vjehrrën politikane/ Ermal Mamaqi sikletos Cindy

Cindy Marina është një ndër konkurrentet më të komentuara të “Dance Albania”.

Mbrëmjen e djshme ajo u ngacmua pak nga Ermal Mamaqi lidhur me vjehrrën e saj Jozefina Topallin.

Partner ii kërcimit të Cindyt, kishte sjellë kek të bërë nga vjehrra e tij në prova. Nisur nga kjo situatë, Ermali nuk hezitoi ta pyeste lidhur me Jozefina Topallin nëse edhe ajo di të bëjë kek

 “Nuk e di, nuk jap komente për këtë”, u përgjigj Cindy.

Më herët gjatë një interviste Cindy është pyetur nëse vihet në siklet kur e pyesin për burrin dhe vjehrrën.

 “Mund të them po edhe jo, sepse është e vërtetë që unë jam Cindy por dhe kjo është një pjesë tjetër e jetës sime dhe nuk i vë faj njerëzve që ndoshta e përmendin apo duan ta nxjerrin në pah. Kam arritur shumë për moshën akoma të re, jam krenare. Dhe për lidhjen time, jam krenare.”- shprehej ajo.

Sa i takon marrëdhënieve me Jozefinën sin use-vjehërr, Cindy është shprehur:

 “I kam të mira, ajo është e mrekullueshme”- tha ajo. Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private. Ajo ka zbuluar se nuk e kishte menduar kurrë se do lidhej me një djalë shqiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim./CNA.al





11:56 Lifestyle

Pa iu

Orgesa Zaimi ishte e ftuar në puntatën e djeshme të “Zemër...

Lajmet e fundit nga