web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I fejuar me një balerinë?/ Reagon Redon Makashi, sqaron foton që qarkulloi në rrjet

2022-11-14 11:47:00, Lifestyle CNA
I fejuar me një balerinë?/ Reagon Redon Makashi, sqaron foton që
Redon Makashi

Redon Makshi ka përgenjeshtruar lajmin për fejesën e tij.

Shkak u bë një foto që qarkulloi ditën e djeshme në rrjet, ku ai shfaqej krah balerinës Rexhina Çuko.

Madje mediat aluduan edhe për lidhjen e tyre të dashurisë, nisur nga një deklaratë që ai kishte dhënë dy vite më parë gjatë një interviste.

Për këtë arsye artisti ka reaguar përmes rrjeteve sociale ku shkruan

 “Përgënjeshtrim! Lajmi qe po qarkullon ne disa  portale ne lidhje me jetën time private nuk është i vërtetë. Dëshiroj të sqaroj publikun tim se unë nuk kam asnjë lloj lidhje me personin që shfaqet në foto krah meje!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale duke i dhënë fund një historie të trilluar nga mediat.

Nisur nga ky status tashmë është e qartë që Redon Makashi vijon të jetë “beqari i përjetshëm i skenës”, por me siguri takimi me balerinën ka qënë lidhur me një bashkëpunim dhe jo një histori dashurie siç u aludua më herët.

 





Lajmet e fundit nga