web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk mungon Olti Curri/ Ironizon Ermal Mamaqin për deklaratën e Vera Grabockës

2022-11-13 13:27:00, Lifestyle CNA

Nuk mungon Olti Curri/ Ironizon Ermal Mamaqin për deklaratën e Vera

Gjatë një eventi të organizuar për promovimin e librit të tij, Ermal Mamaqi është shprehur se ka qënë Vera Grabocka ajo që e ka nxitur t’i futej prezantimit, duke evidentuar potencialin e tij.

 “Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh Dancing With the stars me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot, do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh). Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi. Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV Klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali.

Kjo deklaratë si shumë të tjera që po jep së fundmi Mamaqi, nuk kaloi pa u komentuar. E nuk kishte sit ë mungonte as një koment nga Olti Curri, i cili ironizoi Mamaqin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Curri shpërndau lajmin për deklaratën e Ermalit ku lë si mbishkrim:

 “Kujt i ka thënë Vera Grabocka që “ti nuk je më i miri, ti nuk je më ylli, më stari.” Hajde pra edhe një se u mbush, o Ermalin e dua shumë se i ka besuar Verës. Ndërkohë Vera: “Urdhëro unë t’i kam thënë këto?”, “Të kam thënë diçka që ta kam thënë vetëm ty, ty dhe 1500 njerëzve të tjerë që i kam nxjerrë në ekran)”./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga