LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

3 banorë, nën ethet e televotimit/ Kush janë të nominuarit e kësaj jave në “Big Brother VIP”

2024-02-07 10:42:00, Lifestyle CNA

3 banorë, nën ethet e televotimit/ Kush janë të nominuarit e

3 banorë kanë shkuar në televotimin e kësaj jave në “Big Brother VIP 3”.

I pari që u dërgua në nominim ishte Gazmend Ujkashi, i cili u ndëshkua me zarf të zi për shkak se theu rregullin dhe thuri një strategji për nominimet me Vesën dhe Artën.

Ndërkohë, nominimet e tjera u bënë në zinxhir. Secili nga banorët zgjodhi një person që nuk donte ta dërgonte në nominim dhe dy të fundit shkuan në televotim.

Dhe dy personat e fundit në zinxhir mbetën Ilnisa Agolli dhe Meri Shehi.

Pra, në nominim shkuan Gazi, Ilnisa dhe Meri. Njëri prej tyre pritet të dalë të shtunën./ CNA

Lajmet e fundit nga