Who does Mitrush Kuteli shadow? The son confesses everything: He refused to cooperate for the sake of the ideal
Pandeli Pasko Kuteli, the son of the famous Albanian w...

Ende nuk e besoj që ai nuk jeton më.Se pati aq gjallëri,humor e gaz sa mendoja që ky njeri do kapte 150 vjeç.Por siç duket vleka shprehja,të mirët na lenë të parët.
Mbase shumica e miqve të mij në fb mund të mos e dinë kush është Agron Çobani,nga që janë të rinj e nga që shumë e shumë vite ky personalitet ushtroi funksione drejtuese,deri drejtor i pergjithshëm i RTSH.Por mosha ime e di që Agroni ka qënë magjistari i Radio Tiranës,ndoshta i vetmi që u rendit aq para të tjerëve sa shpesh i thoja,ti je si gjuha angleze.Ke gjashtë shkallë bosh e pastaj renditet frëngjishtja.Unë në keto radhë dua të jem si Beluli i Pëllumb Kullës.Nga që dua të lavdërohem që isha mik me Agronin dhe nga që ai më ka ndihmuar,ah sa shumë në ato ditë të vështira.
Qe shkrimtari,gazetari,njeriu fisnik Nasi Lera ai që më ofroi te Radio Tirana kur isha ende student.Kërkoi që të bëja ca sprova me ndonjë radiodramatizim dhe pas një rezultati të mirë që arrita më ngarkoi dhe me shkrimin e ca cikleve.Ndjehej disi rehat se unë për fat edhe i shkruaja mirë,por edhe i lexoja mirë.Kisha zë radiofonik.Në një nga ditët kur montoja diçka në studiot e zérit hyn vrulltas Agron Çobani.Më shmangu me arrogancë,ishte drejtor i lajmeve dhe ndërsa unë e adhuroja në çdo fjalë që i dëgjoja ai më nxorri përjashta.Prita i nxehur e sa doli më thirri vetë në zyrën e vet.
-I kam ndjekur emisionet e tua.Student je?Ke dashnore?Je me bursë?
I thashë që isha i fejuar dhe jo vetëm që nuk merrja bursë,por edhe vëllai im student qe pa bursë.
- Po ç’rri me Nasin,o t’u mbylltë?!(Më qesëndisi korçarçe.)Eja me mua dhe bëj reportazhe në qytetet e Shqipérisë.Njeh vendin,merr dieta,të jap dhe honorare.
Kaq ishte takimi i pare e deri sa mbarova universitetin Agroni u bë mecenati im.Më mësoi si të shkruaj,si të lexoj,si të mbledh para. Në qytetin Studenti isha ndér më të kamurit.Pa nisa të shkoj në restorante,pa i blija fustane e këpucë nuses,pa në verë bëja dhe plazh e në plot shérbime merrja dhe të fejuarën me vete.Agron Çobani u bë çobani im.Me trajtonte me aq respekt e dashuri sa zemrën e kisha plot mirënjohje për të.
Më pas fati ma solli që unë të nisja punë në gazetë në Tiranë e Agroni të internohet në Burrel,mësues në shkollat e minierave të kromit.Nuk u pamë disa vite deri sa kur po nisnin revoltat mora një përgjigje pozitive nga shefat e mij se Agroni mund të vinte me punë në gazetën time,në Tiranë.U nisa i lumtur në Burrel,hipa mbi skodat e kromit,takova atje mësues Agronin dhe kur i propozova se mund të niste pune në gazetë në Tiranë u pérlot.
-Të falenderoj që mendove pér mua.Flasim pas një jave.
Më pas mësova se e kërkonin të gjithë,por ai shkoi te dashuria e tij,te Radio Tirana e më pas drejtor i Përgjithshëm. Vitet e demokracisë më shumë na lidhën në kafe se në punë.Ai ishte mezeja dhe rakia e çdo tavoline.Fliste saktë jo si artikulim,por si mendim.Fjalitë e tij ishin të qarta kristal.Edhe kur pérdorte figura i kishte fare,fare të goditura.E donin të gjithë dhe e respektonin të gjithë.Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që ka bërë fjalë me këtë talent.Një ditë mësova se kishte kancer.Shkonte çdo paradite nga liqeni e kur e pashë një ditë andej u turbullova,po më pérdridhej gjuha.S’dija ç’të thoja.
-E paske mësuar edhe ti!- kaq tha dhe bënim biseda pér çdo fushë,pérveç shëndetit.
Pas disa ditësh mësova se kishte shkuar në Sarandë.Është pér marshallah,më thanë.U gëzova,por siç duket vdekja bën më parë rregullim para se të të marrë.E Agroni na iku pa kthim.Shkova te ceremonia e pércjelljes.ePlot miq,shokë e të aférm.Te të gjithë kishte pikëllim me bollëk,të gjithë kujtonin episode nga jeta e tij.E mbushur me vlera,me art,me teknikë,me magji.Iku shtérgu i fundit,u pëshpérit.Saktë.
Sot hap ndonjëherë radio Tiranën e askush nuk i vjen te thembra.Dëgjoj deri në Vorë,më tutje Tirana zhduket.Dhe më mbin majë gjuhës shprehja,bashkë me lisin rrëzohet dhe hija.
Agroni më vjen shpesh ndër sy.Ashtu simpatik,shoqëror,me gjalléri e plot sjellje të kultivuara.Mbi të gjitha si bamirësi im,si profesori im,si shoku im.
Agron mos u mërzit,pér andej jemi nisur të gjithë,do plotësohet ekipi yt i bisedave dhe humoreve.Mos na nxit,e mos na prit shpejt se kemi ca punë ende këndej.Nuk rrimë kot ne,e di ti.
Pafshim ikonë, kalofsh sa më mirë!
Pandeli Pasko Kuteli, the son of the famous Albanian w...
In the premises of the Academy of Sciences, a scientific c...
Two years after the death of the historian, politician...
Former Prime Minister and scholar Aleksandër Meksi ann...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...