web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau babain/ 37 vjeçari lihet në burg, nuk shfaq pendesë për krimin

2022-08-28 09:36:00, Kronika CNA
Vrau babain/ 37 vjeçari lihet në burg, nuk shfaq pendesë
37 vjeçari, Mariglen Muhametaj, në Gjykatë

Gjykata ka dhënë masën “arrest në burg” për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj, i cili vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Sipas asaj që raportohet në media, 37 vjeçari nuk ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit.

Sipas avokatit të caktuar nga gjykata,  37 vjeçari është shprehur se “ajo që u bë, u bë”.

Krimi në familje ndodhi në mbrëmjen e 25 Gushtit, ku 37 vjeçari qëlloi me sende të forta babain e tij dhe më pas u arratis.

Policia bëri të mundur arrestimin e tij pak orë pas ngjarjes së rëndë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga