web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptari vret gruan shtatzënë në Itali/ Pas lidhjes intime e përndiqte

2023-12-20 10:47:00, Kronika CNA
Shqiptari vret gruan shtatzënë në Itali/ Pas lidhjes intime e
Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një 27-vjeçare është vrarë me thikë nga një shqiptar.

Bujar Fandaj, 41 vjeç, nga Kosova është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Treviso, si autori kryesor i vrasjes së Vanessa Ballan, e cila ishte edhe shtatzënë.

27-vjeçarja u gjet e pajetë, pas marrjes së disa plagëve me thikë, në fshatin Spineda di Riese Pio X, në provincën e Trevisos.

Nga hetime ka rezultuar viktima rezulton të ketë pasur një lidhje në të kaluarën me 41-vjeçarin. Një histori tashmë e përfunduar, duke pasur parasysh se Vanessa ishte pajtuar me burrin e saj dhe tani ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Në muajin tetor, konfirmojnë hetuesit, Bujari u denoncua nga Vanessa Ballan së bashku me bashkëshortin e saj, Nicola Scapinello, dhe për këtë arsye ishte nën vëmendjen e policisë.

Shqiptari e përndiqte 27-vjeçaren edhe pse ajo kishte nisur një jetë të re./CNA





Lajmet e fundit nga