web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shiste drogë në qytet/ Arrestohet ish-polici në Kuçovë

2022-08-29 22:35:00, Kronika CNA
Shiste drogë në qytet/ Arrestohet ish-polici në
Drejtoria e Policisë Berat

Një ish-polic është arrestuar mbrëmjen e sotme në lagjen "1 Maji" në Kuçovë, pasi u kap me drogë.

Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Sokol Dardha, i cili është është kapur gjatë një aksioni policor nga inspektorët e antidrogës.

Mësohet se policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ish-polici ushtronte prej disa kohësh në qytet.

Mësohet se në automjetin e tij tip “Ford”, policia gjeti dhe sekuestroi 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi.

49-vjeçari është shoqëruar në ambjentet e DVP Berat, ku do të merret në pyetje në lidhje me aktivitetin e tij kriminal.

Sokol Dardha ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga