LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr për kandidatin e Primareve/ Arrestohet 53 vjeçari që qëlloi me armë zjarri

2022-11-29 09:20:00, Aktualitet CNA

Sherr për kandidatin e Primareve/ Arrestohet 53 vjeçari që

Nuk ka zgjatur shumë arratia e 53 vjeçarit Van Rica, i cili një natë më parë qëlloi me armë, pas sherrit me Kastriot Markun.

Rica i cili akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, është arrestuar nga Policia.

Mbrëmjen e kaluar gjatë një mbledhje në degën lokale të PD-së në Kurbin ka pasur konflikt mes nënkryetarit të PD-së PD-së, Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica.

Debati ka ndodhur për kandidatët e primareve për kryetarë bashkie që do të zhvillohen më 6 dhjetor.

Në debat e sipër, raportohet se Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik./CNA.al

Lajmet e fundit nga