web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes adoleshentëve më Maliq/ Plagoset në bark njëri prej tyre

2025-05-16 15:09:00, Kronika CNA

Sherr mes adoleshentëve më Maliq/ Plagoset në bark njëri

Dy adoleshentë mësohet se janë zënë për motive të dobta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit.

Sipas informacioneve, 14 vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras.

Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15 vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky është motivi i sherrit.

I plagosuri ka marrë goditje me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. CNA





Lajmet e fundit nga