web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohet kokainë me vlerë 7.3 mln dollarë në Ekuador, e stampuar me flamurin shqiptar

2024-02-16 11:31:00, Kronika CNA
Sekuestrohet kokainë me vlerë 7.3 mln dollarë në Ekuador, e
Droga e sekuestruar

Në një operacion policor në El Guabo të provincës El Oro u sekuestruan 122 pako kokaine, disa prej tyre kishin të stampuar flamurin shqiptar. Droga kap në treg vlerëm 7.3 milionë dollarë. 

Në prangat e policisë ka rënë 37-vjeçari Jonathan M., i cili u arrestua pasi transportonte drogën me një kamion.

Operacioni u zhvillua në orët e para të 15 shkurtit, ku agjentët e Policisë Kombëtare të El Guabo vunë re qëndrimin e dyshimtë të drejtuesve të dy kamionëve dhe një furgon dhe u dhanë atyre udhëzime për të ndaluar.

Shoferet nuk ndaluan dhe tentuan të largoheshin me shpejtësi. Ndërsa përpiqej të arratisej, një nga kamionët u përplas me një fabrikë bananesh në sektorin Santa Lucía dhe shoferi iku mes plantacioneve.

"Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën thasë me droge me shenjën “JP” dhe logon e mafias shqiptare. Gjatë kontrollit në zonë, ata arritën të kapnin Jonathan M., i cili kishte me vete 2090 dollarë", shkruajnë mediat vendase./CNA





Lajmet e fundit nga