
Policia e Durrësit ka finalizuar opracionin ?Eurot?, në saj të të cilin u kap pasditen e sotme një autobus me qindra mijëra euro para të padeklaruar dhe të fshehura.
Bluët bëjnë me dije se pas numërimit, kanë rezultuar se në pjesën e sipërme të autobusit janë gjetur 522 000 euro.
Përveç parave janë sekuestruar edhe mallra të kontrabanduara si kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje.
Gjithashtu është arrestuar 32-vjeçari E. Çela, pronar dhe drejtues i autobusit, si dhe shtetasit me iniciale D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar ?Eurot?.
Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore në portin e Durrësit.
Sekuestrohen rreth 522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Vihen në pranga drejtuesi i autobusit ku u gjetën shuma e eurove dhe mallrat, si dhe 2 ndihmësit e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor në lidhje me tentativën për të futur një sasi të madhe eurosh të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara, në vendin tonë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrësit dhe autoritetet doganore në këtë port, kanë finalizuar operacionin policor të koduar ?Eurot?.
Në kuadër të operacionit është ndaluar autobusi i linjës Padova - Lushnjë, me drejtues shtetasin E. Ç., 32 vjeç. Gjatë kontrollit paraprak, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.
Autobusi është kthyer për kontroll të specializuar, nga Task Forca permanente që përbehet nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të portit, pasi disponohej informacion nga Policia, se në brendësi të autobusit kishte të fshehura sasi të madha eurosh.
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të autobusit janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 522 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mallrat e dyshuara të kontrabanduara që u gjetën në brendësi të autobusit (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shtetasve:
E. Ç., 32 vjeç, banues në Lushnje, pronar dhe drejtues i autobusit; D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimn dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Kontrabanda me mallra të licencuara", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Fshehja e të ardhurave"./ B.A. - CNA.al
Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para nga operaci...
Ditën e sotme është kapur në portin e Durrësit një aut...
Dy ambiente të një banese, të përshtatura për përpunim dh...
34-year-old Indrit Ndoj was found dead with a gunshot woun...
Indrit Ndoj 34 vjeç është qëlluar më armë dhe është he...
Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakushe Visha”, Fushë Kru...
Një aksident me pasoja të rënda ëhstë regjistruar pas ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbi aludimet se Lear Kur...
A serious incident happened in Berat. Family members f...
Journalist Klodiana Lala spoke about the death of Lear...
Marsel Korreshi is the 32-year-old whose apartment in ...
Today, the apartment of a young man in Lushnja, worth ...
Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur ditën...
Under the guidance of the Prosecutor's Office of the Tiran...
Lear Kurti is the 32-year-old boy who died under suspiciou...
Drejtori i Policisë së Elbasanit Ardian Çipa deklaroi në n...
Artur Kurti, the father of the 32-year-old boy, who died a...
Një 32 vjeçar ka humbur jetën pasi është ndjekur dhe shoqë...
Një aksion për tjetërsimin e pronave është zhvilluar n...
A young man was found without signs of life and withou...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...