web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet autobusi me para në portin e Durrësit/ Sekuestrohen qindra mijëra euro

2022-10-21 15:44:00, Kronika CNA
Kapet autobusi me para në portin e Durrësit/ Sekuestrohen qindra
Foto ilustruese

Ditën e sotme është kapur në portin e Durrësit një autobus me para, që vinte nga Bari i Italisë.

Mediat me titra raportojnë se janë sekuestruar qindra mijëra euro. Nga informacionet paraprake, dyshohet se janë gjetur rreth 500 mijë euro, por ende s'dihet shuma e saktë, pasi po vijon numërimi.

Paratë e padeklaruara ishin fshehur në tavan, në impiantin e kondicionerit. Ata u lokalizuan nga skaneri.

Policia e Shtetit dhe Dogana e Durrësit po vijojnë punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërsa kanë ndaluar shoferin e autobusit.

Therefore, it is expected that the blues will shed more light on the capture of this bus./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga