web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkëpunoi për arsenalin e armëve në Elbasan/ Kush është Rigers Spahiu, lidhja e tij me Erion Alibejn

2022-10-20 12:21:00, Kronika CNA

Bashkëpunoi për arsenalin e armëve në Elbasan/ Kush

Drejtori i Policisë së Elbasanit Ardian Çipa deklaroi në një konferencë për shtyp se në përfundim të operacionit të koduar “Prevention” janë arrestuar 2 persona Luis Haxhi dhe Rigers Spahiu. Dyshohej se këta dy shtetas po planifikonin sulmet ndaj grupeve të tjera kriminale në Elbasan.

Por kush është Rigers Spahiu?

37-vjeçari ka lindur në Elbasan.

Ai akuzohet për veprat penale:  Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. 

Spahiu dyshohet se bashkëpunëtori kryesor në aktivitetin e Luis Gaxhit. Mësohet se ai është vëllai i Arjan Spahiut. Kyi  undit është ekzekutuar në Bruksel 2020.

Rigersi dhe Arjani janë vëllezërit e kunatit të Erion Alibejt, i cili u arrestua nga prokuroria e Elbasanit, pasi dyshohej se kishte urdhëruar e organizimitn e dy vrasjeve./CNA.al





Lajmet e fundit nga