web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjesë e një grupi kriminal/ 46-vjeçarit i sekuestrohen 2 apartamente dhe një automjet

2023-02-19 13:39:00, Kronika CNA

Pjesë e një grupi kriminal/ 46-vjeçarit i sekuestrohen 2

Sekuestrohen 2 apartamente dhe një automjet, në pronësi të një 46-vjeçari të akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve.

Sekuestrimi është bërë si rezultat i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shtetasin me iniciale F. P., 46 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë.

46-vjeçari është në hetim për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Trafikimi i narkotikëve?, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale?.

Aktualisht po vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga