web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbyset makina në Devoll/ Shpëton familja prej 3 anëtarësh

2024-03-08 12:11:00, Kronika CNA

Përmbyset makina në Devoll/ Shpëton familja prej 3

Një mjet ka dalë nga rruga në aksin Bilisht – Kapshticë mesditën e kësaj të premteje.

Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe si rrjedhojë mjeti është përmbysur në rrugë.

Në makinë kanë qenë 3 anëtarë të një familjeje, të cilët kanë shkuar për kontroll në spital dhe kanë dalë pasi nuk kanë pasur dëmtime.

Dëmet materiale janë të shumta, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ CNA





Lajmet e fundit nga