web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërron jetë i moshuri te Spitali i Traumës/ U qëllua me armë zjarri nga i vëllai

2024-03-06 12:32:00, Kronika CNA

Ndërron jetë i moshuri te Spitali i Traumës/ U qëllua me

Ndërron jetë te spitali i Traumës i moshuari me iniciale H.M., i cili u plagos me armë zjarri mëngjesin e sotëm nga vëllai i tij, 77-vjeçari N.M në fshatin Qukas i Vjetër në Lushnje. 

Mësohet se gjendja shëndetësore e tij u rënua dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin e Lushnjës, ai u nis drejt Traumës, por nuk mundi t'i shpëtonte plagëve të marra nga arma e zjarrit. 

Ndërsa, autori i ngjarjes, 77-vjeçari po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lushnjës. Ai ka plagë në krah e këmbë nga goditjet e sëpatës dhe kosores.

Konflikti mes dy vëllezërve ndodhi për motive pronësie./CNA 





Lajmet e fundit nga