They were headed for Italy/ Boat with immigrants sinks, 30 missing
A boat has sunk today in the waters of the Libyan territor...

Një atentat në zonën e Don Boskos ka tronditur mbrëmjen e kaluar kryeqytetin. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, si pasojë e atentatit ka humbur jetën një shtetase me inicialet M.P, 60 vjeç, dhe janë plagosur 6 persona, mes tyre edhe një e mitur. Nga raportimet, breshëria e plumbave ishte drejtuar drejt lokalit të Fatjon Muratit.
Po kush është Fatjon Murati?
Fajon Murati është një emër i njohur për autoritetet. Ai është arrestuar muaj më parë, më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Endrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi.
32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit.
Emri i Muratit është përmendur në korrik të vitit të kaluar, pas masakrës së ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Organi i akuzës kërkoi marrjen në pyetje të disa personave. Mes tyre ishte edhe emri i Fatjon Muratit.
Ende nuk dihet lidhja e Muratit me atentatin e Fushë-Krujës, por ai u kërkua të merrej në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit si person që kishte dijeni për ngjarjen.
Ndër të tjera, pas arrestimit, u sekuestrua pasuria e tij prej 5 milionë eurosh.
Njoftimi nga policia
Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 5 milionë euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.
Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar "Venecia".
Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike, dhe aktualisht ndodhet në masë sigurie "Arrest në burg", në vendin tonë, për vepra të tjera penale.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 5 milionë euro, konkretisht:
•Një ndërtesë në rrugën "Lord Bajron"; një dyqan në rrugën "Shaban Matraku"; një apartament, një objekt 8-katësh me sipëfaqe 800 metër katrorë, dy subjekte tregtare lokale, një subjekt tregtar lavazh makinash, një subjekt tregtar dyqan, në Tiranë.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë./ CNA.al
A boat has sunk today in the waters of the Libyan territor...
A mafia assassination has shocked the capital in a bar in ...
Tirana was shocked this evening, after a serious incident ...
Gunshots were reported this evening in Tirana in Don Bosco...
An audio-video interview office for minors who violate the...
The police of Vlora have announced that a tourist from Tir...
An accident occurred in Fier in the "Kastriot" neighborhoo...
Three police officers and their chief have been arrested a...
Ish-drejtuesi i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti ka bër...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme...
Gazetarja Jonida Shehu dhe eksperti i sigurisë rrugore...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:10, në aksin rru...
Finalizohet operacioni policor "Laguna" mbi dokumentim...
An accident happened in Dibër where a car left the road an...
Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë ka pushuar çështjen p...
The security measure has changed for Vjola Sterjo, the for...
Një trup i dekompozuar është gjetur në një kanal në Divjak...
Four months after the cocaine laboratory was discovered in...
A Volkswagen Passat type car was found burned in...
The police are investigating two leads from gunshots to a ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...