web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U akuzuan për spiunazh në Shqipëri/ Prokuroria pushon çështjen për 2 rusët dhe 5 çekët

2023-03-11 13:37:00, Kronika CNA

U akuzuan për spiunazh në Shqipëri/ Prokuroria pushon

Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë ka pushuar çështjen për shtetasit që u kapën  në Uzinën e Gramshit pasi u cilësuan si spiunë.

Ky vendim ka ardhur si pasojë se nuk është mundurtë sigurohen prova ndaj dy rusëve Georgii Budanov dhe Vladislav Cherkasov si dhe shtetasve cekë, Filip Carek, Prokop Voracek, Libor Bartos, Filip Sichinger, Andrea Maresova.

Kujtojmë se këta shtetas u arrestuan nën dyshimet për spiunazh, pasi njëri prej tyre kishte hyrë në uzinën ushtarake në Gramsh, duke tentuar të bëjë fotografi./CNA.al





Lajmet e fundit nga