web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas një person në Korçë/ Humb jetën kmbësori

2023-03-10 20:03:00, Kronika CNA
Makina përplas një person në Korçë/ Humb jetën
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:58, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lumalas.

Mësohet se një automjet ka aksidentuar një këmbësor rreth moshës 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimim e shkaqeve të aksidentit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga