web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanabis mes misrit/ Pronari i parcelës lë “me gisht në gojë” policinë

2022-07-20 13:35:00, Kronika CNA

Kanabis mes misrit/ Pronari i parcelës lë “me gisht në

Policia ka zhvilluar sot një aksion anti-kanabis, në Fier.

Mësohet se janë zbuluar parcela me kanabis, në pjesën lindore te fshatit Mujalli, pranë shtratit të lumit Seman.

Forcat policore kanë zbarkuar në fshatin rreth orës 12:00 të ditës së sotme dhe vijojnë aksionin për asgjësimin e bimëve. Sipas Abc sasia e bimëve narkotike është e konsiderueshme.

Sipas banorëve të fshatit Mujalli, bimët narkotike janë gjendur te mbjella mes sipërfaqeve me misër.

Por, duket se policia ka gjetur vetëm bimët, ndërsa nuk dihet se kush është pronari i tyre.

Sipërfaqja e tokës ku është gjendur canabis sativa është tokë e dhënë me qira. Ndërsa nuk dihet se kush është i zoti i parcelës pasi nuk ka informacione se kujt ia ka dhënë me qira pronari i tokës.

Zona ku është gjetur canabis sativa ndodhet larg zonës së banuar.





Lajmet e fundit nga