web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kamionçina del nga rruga, humb jetën shoferi në Librazhd

2023-12-29 09:51:00, Kronika CNA
Kamionçina del nga rruga, humb jetën shoferi në Librazhd
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, ku ka humbur jetën një person. 

Policia njofton se shoferi me iniciale  M. A ka humbur kontrollin mbi kamioçinën që drejtonte dhe kamioçina ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën shoferi. 

Njoftimi i Policisë: 

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, shtetasi M. A. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi kamioçinën që drejtonte dhe kamioçina ka dalë nga rruga. Për pasojë, shtetasi M. A., 57 vjeç, banues në fshatin Kuternan, ka humbur jetën./ CNA 





Lajmet e fundit nga