web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Incident në uzinën tek ish-Metalurgjiku në Elbasan/ Plagoset vëllai i ish-ministres

2024-01-08 21:39:00, Kronika CNA

Incident në uzinën tek ish-Metalurgjiku në Elbasan/ Plagoset

Një incident ka ndodhur gjatë kësaj të hëne në një nga uzinat e “Kurum International” në ish kombinatin Metalugjik të Elbasanit.

Për pasojë një inxhinier dhe një punëtor kanë mbetur të plagosur.

Te plagosurit janë David Elezi dhe Mikel Çaku, vëllai i ish-ministres Evis Kushi i cili ndodhet në gjendje më të rëndë.

Ata janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas për një trajtim më të specializuar në një spital privat.

Dyshohet se incidenti ka ndodhur si pasojë e mos njohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria./ CNA





Lajmet e fundit nga