LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi tronditës në Shën Vlash/ Anëtarët e familjes Meta, sot para gjykatës

2024-02-26 07:53:00, Kronika CNA

Krimi tronditës në Shën Vlash/ Anëtarët e familjes

Tre anëtarët e familjes Meta në Shën Vlash do të dalin sot para gjykatës për krimin që kryen , duke vrarë babin e tyre Pëllumb Metën.

Pasi e vranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata e zhdukën duke e varrosur trupin e tij në kasollen e bagëtive.

Si fillim motivi i ngjarjes, i vrasjes së Pëllumb Metës ishte se viktima kërkonte të fejonte me detyrim vajzën.

Por kjo gjë është mohuar nga pala tjetër, e cila thotë se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Në dosje thuhet se “Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q. ku shtetasja E. Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”.

Tre anëtarët e familjes janë arrestuar ndërsa nëna e tyre vijon të mohojë se ishte në dijeni të krimit që kishin kryer fëmijët e saj.

Ajo ndodhet nën hetim në gjendje të lirë.

Vrasja ka ndodhur në datën 10 shkurt. Hysen Meta ka qëëluar me 4 plumba babain e tij duke e lënë të vdekur në vend.

Në bashkëpunim për vrasjen kanë qenë dhe 19-vjeçarja Hygerta Meta dhe A.Meta.

Fillimisht ka qenë 19-vjeçarja që ka deklaruar se ajo ishte vrasësja pasi babai i saj kërkonte ta fejonte me detyrim.

Por pas hetimeve ka rezultuar se ka qenë 24-vjeçari që ka qëlluar mbi babain dhe asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur pendesë për krimin që kanë kryer./ CNA

Lajmet e fundit nga