web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpallur në kërkim për atentatin ndaj Erion Hasanbellit/ Autoritetet belge letërporosi në Shqipëri, çfarë dyshohet?

2022-11-01 11:50:00, Kronika CNA

I shpallur në kërkim për atentatin ndaj Erion Hasanbellit/

Autoritet belge i kanë dërguar letërporosi autoriteteve shqiptare, për shtetasin Kevin Zeneli alias Suçi, i cili është shpallur në kërkim si autor i atentatit ndaj Erjon Hasanbellit në Belgjikë.

Letërporosia erdhi pas dëshmisë së dhënë nga vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiri.

Kevin Zeneli konsiderohet si krahu i djathtë Kasandër Nogës, personazh i njohur i botës së krimit.

Autoritetet belge kanë kërkuar infromaciion për lidhjet shoqërore të Zenelit dhe skedën e tij për të verifikuar më tej nëse ka rekorde penale të mëparshme. Ata dyshojnë se Zeneli fshihet në Shqipëri

Kasandër Noga ka pasur një konflikt të vjetër me Erion Hasanbelliun.

Në gusht të vitit 2000, Noga ka ekzekutuar me armë zjarri babanë e Erjon Hasanbelliu, Aqif Hasanbelliu dhe Dritan Hajdinin. Një vit më pas, vëllezërit Geron dhe Erion Hasanbelliu kanë tentuar të hakmeren ndaj Nogës, pork y i fundit ka shpëtuar, porn ë vendngarje mbeti i vrarë miku i tij.

Lidhur me këtë sagë hakmarrjesh dyshohet se Kasandër Nog aka porositur Kevin Zenelin për të ekzekutuar Geron Hasanballiun (vëllain e Erjonit), por që ai ngatërroi shënjestrën dhe i mori jetën Erion Çelës./CNA.al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga