web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunimi i avokatit Cakrani/ Identifikohet një prej autorëve, shpallet në kërkim

2026-02-09 12:26:00, Kronika CNA

Dhunimi i avokatit Cakrani/ Identifikohet një prej autorëve, shpallet

Identifikohet një prej autorëve të dyshuar të dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani. Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për shtetasin S.Xh., 40-vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku mbeti i dëmtuar shtetasi K. C., me profesion avokat, bëjmë me dije se nga puna intensive e kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit S. Xh., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim",-thuhet në njoftimin e policisë.

Avokati Kujtim Cakrani u dhunua të dielën pranë një pike karburanti në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Ai njihet si avokat në disa dosja të njohura, së fundmi edhe i ish-presidentit Ilir Meta./CNA  





Lajmet e fundit nga