web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Me kokën ulur, dalin para gjykatës 2 të arrestuarit

2023-10-25 10:16:00, Kronika CNA

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Me kokën ulur,

Të mërkurën kanë dalë para Gjykatës së Vlorës për masë sigurie dy prej të arrestuarve, të cilët dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare dhe e kanë detyruar këtë të fundit të përdorte lëndë narkotike. 

Në seancën gjyqësore kanë dalë A. C dhe O.T, të cilët janë përpjekur t’i fshihen kamerave duke mbajtur kokën ulur.

Për këtë ngjarje, gazetarja Afrovita Hysaj raportoi se po tentohet të fshihet një prej autorëve të abuzimit seksual. 

Ndryshe nga policia e cila raportoi për 3 autorë, (2 në pranga dhe 1 në kërkim), Hysaj tha se në këtë ngjarje është përfshirë edhe një person i katërt, i cili ishte djali i një drejtuesit të televizionit lokal “6+1 Vlora”.

Pas këtij raportimi gazetarja mori një mesazh kërcënues nga pronari i televizionit lokal, ndërsa “6+1 Vlora” publikoi një artikull ku gazetaren e etiketonte me termin e rëndë “Prosti”.

Afrovita Hysaj ka kallëzuar në policinë e Vlorës drejtuesin e televizionit me iniciale A. D. dhe blutë e kanë proceduar penalisht.

Por, policia deklaron se personi i katërt nuk ka qenë i përfshirë në aktin e abuzimit seksual, por ka nxitur 3 të tjerët që t'i japin lëndë narkotike 26-vjeçares./CNA

 





Lajmet e fundit nga