web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb fëmija 5 vjeç në Tiranë/ Policia apel qytetarëve, çfarë ka veshur

2022-07-21 20:36:00, Kronika CNA
Humb fëmija 5 vjeç në Tiranë/ Policia apel
Drejtoria e Policisë Tiranë

Ditën e sotme ka humbur një fëmije në Tiranë. Blutë bëjnë me dije se rreth orës 19:00, fëmija 5 vjeç është larguar nga familjarët (gjyshja e tij).

Sipas familjarëve, dyshohet se fëmija mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit.

Mësohet se fëmija ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që mund ta kenë parë fëmijën ose mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga