web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gledis Nano mund të dijë për fatin e Martinajt”/ Klodiana Lala: Çfarë i tregoi Jeton Lami

2022-09-20 23:09:00, Kronika CNA
“Gledis Nano mund të dijë për fatin e Martinajt”/
Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar sonte në emisionin Opinion se ish kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mund të ketë informacione për fatin e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj.

Gazetarja zbuloi se, përreth 15 minuta Nano ka biseduar me oficerin e policisë Jeton Lami që i ka treguar të gjitha lëvizjet e Martinajt.

Sipas informacioneve të saj, Lami ka folur për emrat e policëve që bënin pjesë në listëpagesat e Martinajt.

“I vetmi njeri që mund të dijë për fatin e Ervis Maritnaj është Gledis Nano. Në informacionet që dipsonoj dhe që është pranuar nga Jeton Lami, zoti Nano ka qëndruar disaa minuta me të 10-15 minuta dhe i ka treguar të gjitha informacionet zotit Nano. Ka folur në dijeninë time edhe për emrat e atyre ofivcerëve të policiss që ishin në listë pagesën e Ervis Martinaj”, tha Lala./ CNA.al





Lajmet e fundit nga